Mustafa “ia shet” rripin e pantallonave, Remzi Ejupit!

agron mustafa rripi zeriPrishtinë, 02 shtator 2015 – Pas aktivitetit që drejtori i PTK-së, Agron Mustafa,  zhvilloi dje me përfaqësuesen e futbollit të Kosovës, dikush e kishte vërejtur rripin e tij të pantallonave, i cili u bë shumë shpejtë temë e portaleve, duke e potencuar koston e lart të rripit që kishte Mustafa. Ky i fundit ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke e akuzuar drejtpërdrejtë Remzi Ejupin, për të cilin ka thënë se qëndron prapa këtij shkrimi të publikuar në portalin e Zëri. “Remzi Ejupi (Hoxha) – a të dhimti prapë a?! Shantazhet tuaja të vazhdueshme të kësaj natyre, kanë çuar njerëz në vetëvrasje. Të sigurojë që mua nuk do të më detyrosh! Spo munesh me e përballu aktivitetin tonë me Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll, kreun e saj Fadil Vokrrin…. Sa herë që Ne zhvillojmë ndonjë aktivitet, biznesmeni kontrovers dhe hipokrit, i cili njëkohësisht është edhe Kryeredaktor i Zërit, publikon të pa vërteta, sikurse shpifjen e radhës. Kësaj herë ma mbiçmoi rripin, duke ma vlerësuar në 4.500 euro. Nëse ky hipokrit dëshiron ta blejë, unë e ftojë ta marrë për 45 euro. Remzi Ejupi – Hoxha, besoj e din që Unë kurrë nuk i kom grah motorit”, ka shkruar Mustafa.
Portali i Zërit kishte shkruar se kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, ka shpenzuar një pagë mujore, vetëm për rripin e pantallonave të markës së njohur “Hermes”. Zëri kishte hulumtuar edhe për çmimin që ka ky rrip dhe, ka ardhur në përfundim se çmimi i këtij rripi sillet prej 800 deri në 4500 dollarë amerikan, ndërsa për pagën e Mustafës ka thënë se është 4450 euro. Më tutje, Zëri shkruan se një rrip të tillë të kompanisë “Hermes”, vazhdimisht e ekspozon edhe reperi i njohur kanadez, Drake, pasuria e të cilit thuhet se e kalon shifrën prej 100 milionë dollarëve amerikan.

Leave a Reply