Merovci: “Rugovën, duhet të përpiqemi ta njohim”

adnan merovci facebookPrishtinë, 20 janar 2015 – Ai që dikur i rrinte në krah Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës, në profilin e tij në Facebook, e ka përkujtuar shefin e tij, në 9 vjetorin e vdekjes.
Adnan Merovci, i cili aktualisht është kryeshef i KPM-së, ka shkruar se Rugova ishte njeriu që Zoti e fali për popullin dhe Kosovën, të cilën e deshi dhe e ndjeu në mënyrën e vet dhe të cilës ia kushtoi tërë jetën me krijimet e tij prej studiuesi letrar dhe me veprimet e tij prej udhëheqësit politik. “Kaluan 9 vjet dhe do të kalojnë edhe shumë të tjera, e Ai do të mbetet i pazbërthyer. Rugovën, duhet të përpiqemi ta njohim”, ka shkruar Merovci në profilin e tij në Facebook.

Leave a Reply