Lugu i Pulës – Turp ekologjik!

lugu pules zym bellobradDragash, 17 prill 2015 – Sapo kanë nxjerrë kokën lulet e para të pranverës, që aq shumë e pritëm këtë vit, në shumë vende ato nuk mund të duken nga bërlloku.
Pamjet që ka fokusuar sot redaksia jonë, ndodhen tek “Lugu i Pulës” ku dikush që ka pastruar oborrin e shtëpisë, pa kurrfarë dhembshurie për natyrën, i ka hedhur mu këtu, ndërkohë që në këtë aks rrugor, mes Bellobradit dhe Zymit, kalojnë të gjithë zyrtarët e Komunës së Dragashit, për të cilët shpresojmë se i kanë parë dhe nuk kanë qëndruar të heshtur para kësaj dukurie të shëmtuar. Dhe, jo vetëm në këtë vend, por skajet e gjithë aksit rrugor, që nga fshati Zhur i Prizrenit e deri në Dragash, janë të mbushur me bërllok dhe, nuk është vetëm kjo rrugë. Bërlloku më së shumti vërehet skaj rrugëve të vendbanimeve, banorët e së cilave refuzojnë të paguajnë shërbimin e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave.

Leave a Reply