Kush është ky djalosh! – E njihni?

Kush është ky djalosh! – E njihni?

Dragash, 26 nëntor 2014 – Ka lindur në fshatin Zaplluxhe të Opojës, në komunën e Dragashit, më 5 tetor 1954. Nëna i kishte thënë se ka lindur, kur kishin mbetur vetëm edhe dy javë verë!
Shkollën fillore e ka filluar në Zaplluxhe, për ta përfunduar në Bresanë. Të mesmen në Prizren. Fakultetin e anglishtes në Prishtinë.
Aktualisht është drejtor i OJQ “FINCH” dhe drejtor i Shkollës së gjuhëve të huaja QEMD “FINCH” në Prizren. Njëherësh, është kameraman i fiksuar pas zogjve në natyrë. Ka botuar edhe librin “Në kërkim të zogjve”, bashkë me profesorin, Ismet Lecaj. Më 1979 shpërngulet në Prizren me familje, ku edhe sot jeton. Ka tre fëmijë, si dhe babanë, i cili i ka plot 88 vjet. Qëllimisht emrin nuk po ia përmendim këtij “djaloshi” sepse këtë e kemi lënë që ta identifikoni vet ju, bazuar në të dhënat që i kemi publikuar për të. Ju keni mundësinë që ta publikoni identitenin e tij, përmes një komenti, poshtë shkrimit!

P.S. Personi në fjalë ka aftësi të lexojë Kur’anin në arabisht, për vetëm 6 ditë!

  1. SALAJDIN MISINI 26/11/2014, 08:55

    HAXHI NEXHMIDIN RAMADANI

  2. nazlije sope 27/11/2014, 19:55

    Ky person eshte nje prej personave me te mire ne bote qe kam takuar,ky eshte profesori im qe me ka mesuar shume gjera, anglishten, Zotim tim me mesoi ta adhuroj edhe me shume, me mbeshteti ne pasionin e fotografise… ky eshte ai person i cili pershtatet me qdo moshe, eshte profesori me i mire i Shmel Ymer Prizreni… i cili ka kohe per gjithke edhe pse ne moshe facebookin e perdor me mire se une…. eshte ai person qe ka mirkuptim me koleget e vet te punes… eshte personi me te cilin ne kemi qar hallet tona, qe na ngushelluar kur kemi pasur nevoj… Eshte i madhi Haxhi Nexha- Nexhmedin Ramadani

Leave a Reply