Krasniqi: “Po lirohen personat që kanë vepra penale” (Video)

nexhmi krasniqi policiaPrizren, 12 prill 2015 – Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, nuk po i ndal akuzat në adresë të Prokurorisë dhe Gjykatës, duke i akuzuar se këto institucione të drejtësisë nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre. “Të lihet i lirë një person që ka kryer 100 vepra penale, kjo nuk ndodhë askund të botë”, ka thënë të premten Krasniqi në TV Besa, duke treguar se për këtë çështje është mbajtur një takim i përbashkët i Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës. “Kemi mbajtur dy takime me prokurorë dhe gjyqtarë, ku ne kemi shprehur pakënaqësi për lirimin e personave që kanë kryer vepra penale. Ne nuk dëshirojmë që të jenë të lirë, ata që bëjnë vepra penale. Vërtetë ka prokurorë dhe gjyqtarë që e bëjnë punën e tyre me seriozitet dhe në mënyrë profesionale, por ka edhe nga ata që nuk i marrin me seriozitet rastet që iu besohen”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

• Shiko pamjet – VIDEO!

Leave a Reply