Kosova nderon me medalje, Xhejms Rubinin!

rubin jahjaga dekorimiPrishtinë, 21 nëntor 2013 – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Marrëdhënie me Publikun, Xhejms Rubin.
Në shenjë nderimi për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, Jahjaga e dekoroi Rubinin me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ajo e falënderoi Rubinin për angazhim dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm që ka dhënë për Kosovën, gjatë periudhës së luftës, duke ndihmuar për vendosjen e paqes dhe lirisë, si dhe për kontributin e tij pas luftës, në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin në pozitën ndërkombëtar të Kosovës.
Presidentja Jahjaga tha se ndihma e SHBA-ve për Kosovën, është jetike. “Mbështetja për proceset demokratike, jo vetëm në Kosovë por edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore, është e nevojshme sepse garanton paqen dhe stabilitetin”, tha Jahjaga.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Rubin, e falënderoi presidenten Jahjaga për mikpritjen që i bëri dhe për medaljen e dhënë. Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh gjatë këtyre viteve dhe se po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët.

  1. Mërgimtari 23/11/2014, 12:33

    njeria ma besnik i kosoves, bashk me gruan e tij gazetare, kristina amanpur!

  2. a thu a do te na vjen dita qe edhe qytetaret e kosoves te marrin dekorada nga ndonje shtet tjeter siq po i jep kosova ketyre te fundit

Leave a Reply