Filloi ora verore – Akrepat shtyhen 60 minuta përpara!

ora koha veroreDragash, 29 mars 2015 – Sapo janë shtyrë akrepat e orës për 60 minuta përpara. Kjo ishte paralajmëruar të ndodhte në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Që nga viti 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën, ku në këtë ditë akrepat e orës duhet të shtyhen 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Arsyeja e ndryshimit të orës për çdo vit është që njerëzit të përdorin më pak energji elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energji diellore. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para, ndërkaq në llogaritjen e orës dimërore akrepat tërhiqen për 60 minuta pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara, më datën 8 mars, ku në orën 07:00 akrepat janë shtyrë një orë përpara.

Leave a Reply