Evropa kërkon respektimin e autonomisë së Universitetit!

bashkimi evropian universitetiPrishtinë, 05 dhjetor 2014 – Zyra e Bashkimit Evropian dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë, përmes një deklarate për media e kanë mbështetur rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahun, në përpjekjet e tij për të pranuar studentë, vetëm sipas kritereve. “Zyra e Bashkimit Evropian, PSBE dhe krerët e misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, i përkrahin plotësisht përpjekjet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës për të mbrojtur cilësinë e arsimit të lartë dhe të drejtat e barabarta të të gjithë studentëve”, thuhet në një deklaratë të përbashkët për media të Zyrës së BE-së dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë. Zyra e BE-së në Kosovë, bashkë me shefat e misioneve, konsideron se shmangia nga kriteret e pranimit në UP, dëmton universitetin dhe të drejtat e studentëve për arsimin cilësor. “Shmangia nga kriteret për pranim në Universitet do ta dëmtonte, si Universitetin ashtu edhe të drejtat e studentëve të tij, për të marrë një arsimim cilësor. Në përputhje me parimet e Bolonjës dhe të fushës së Arsimit të Lartë Evropian, autonomia dhe pavarësia e të gjitha universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë, duhet të respektohet”, përfundon deklarata.

Leave a Reply