ETC po i mashtron konsumatorët në Prizren (Foto)

etc mashtrimi prizrenPrizren, 19 korrik 2015 – Rrjeti i supermarketeve ETC që drejtohet nga biznesmeni dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, raportohet se po i mashtron qytetarët.
Në një fotografi që është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, duket se si ETC promovon pelenat për bebe me zbritje çmimi, nga 4.19 euro në 3.99, ndërsa në arkë konsumatorët paguajnë 4.19 euro, pa zbritjen që promovohet. Ky mashtrim raportohet se po ndodhë në ETC-në e Prizrenit dhe, thuhet që kjo nuk është hera e parë që mashtrohen konsumatorët, sidomos në prag të festave, raporton – Gazeta Blic.

Leave a Reply