Elhaida Dani shkon në finalen e Eurovizionit

elhaida dani eurovisionVjenë, 19 maj 2015 – Këngëtarja jonë, Elhaida Dani, ka qenë e para që ka kaluar në finalen e festivalit “Eurovizion”, me këngën e saj “I’m Alive” që e interpretoi me shumë sharmë, siç di vetëm ajo t’i dhurojë publikut.
Njëra prej këngëtarëve që ka fituar shumë festivale në Shqipëri por edhe jashtë saj, ku u shqua me fitoren që arriti si zëri më i mirë në Itali, u paraqit para publikut me fustan të zi, por që i shkonte mirë kur rrethohej nga flamujt tanë të kuq. Pas kalimit të dyshimit, nëse do të shkojë në finale, Elhaida ka premtuar se do të paraqitet edhe më mirë në natën finale, në të cilën sonte kaluan edhe Armenia, Rusia, Rumania, Gjeorgjia, Greqia, Serbia, Estonia, Hungaria dhe Belgjika.

Leave a Reply