Edhe Hajredin Kuçi sulmohet me vezë!

hajredin kuci vezetPrishtinë, 06 nëntor 2015 – Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në aksionin e tyre, sulme me vezë, sot në shënjestër ka qenë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. “Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrimë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës. Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitarë ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin. Hajredin Kuçi që drejton Ministrinë e Drejtësisë, përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell ‘Zajednicën’ dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, duke paralajmëruar se subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t’i ndalin aksionet e tyre, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Leave a Reply