Duda Balje, sot në gjykatë – Dyshohet për vepër penale!

duda bale aktakuzaPrizren, 12 dhjetor 2014 – Deputetja në Kuvendin e Kosovës, nga komuniteti boshnjak, Duda Bale, pritet që sot të paraqitet në Gjykatën Themelore në Prizren, për tu ballafaquar me akuzën për kryerje të veprës penale, të cilën e ka ngritur Prokuroria e Shtetit.
Mosraportim ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare, është akuza me të cilën do të ballafaqohet Bale, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës me gjobë dhe burgim, prej 6 muajve deri në pesë vjet. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Duda Bale, akuzohet se më datën 28 mars 2013, në kohë të papërcaktuar, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në cilësinë e zyrtares së lartë publike, në formularin për deklarimin e pasurisë ka qenë e detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë por që nuk i ka paraqitur të dhënat e kërkuara në deklaratë, transmeton portali Kallxo. Sipas këtij portali, Bale e ka paraqitur vetëm pagën bazë si deputete, në shumën prej 17.856 euro. Ndërkaq, në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës, është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për deputeten Duda Bale, janë 24.327,19 euro. Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6.471,19 euro, diferencë kjo të cilën deputetja Bale e merr në cilësinë e deputetes, për pjesëmarrje në seanca dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Leave a Reply