Dhjetë komandantë do të gjykohen në Gjykatën Speciale?

gjykimi komandantet numriPrishtinë, 16 mars 2015 – Gjykata Speciale do të funksionalizohet, më së largu deri në vjeshtën e këtij viti, kur pritet që të merret me disa prej udhëheqësve kryesorë të UÇK-së, transmeton Gazeta Express, sipas së cilës, nga disa burime është kuptuar se numri i komandantëve që pritet të ballafaqohen me këtë gjykatë, nuk do të jetë aq i madh. Një zyrtar i lartë qeveritar ka treguar për Gazetën Express, se drejtuesit e Task Forcës së BE-së, të cilët po e përgatisin krijimin e Gjykatës Speciale, tashmë kanë treguar afërsisht numrin e të dyshuarve për krime lufte, si dhe profilin e tyre. “Gjatë takimeve me zyrtarët e kësaj trupe, na është thënë se Gjykata duhet të trajtojë disa raste specifike”, ka thënë një zyrtari i Qeverisë në kushte anonimiteti. Ndërkaq, ambasadorja amerikane ka thënë se kjo gjykatë do të merret me 10 raste, ndërkohë që mediat kanë spekuluar se numri i të dyshuarve mund të jetë mbi 100. Por, zyrtari të cilin e citon Gazeta Express, ka thënë se ky numër do të jetë shumë më i vogël. “Bëhet fjalë për fare pak të dyshuar”, citohet të ketë thënë ky zyrtar.

Leave a Reply