“Dëshmorët e Reçakut” bie në tokë!

shtime deshmoret tabelaShtime, 05 prill 2015 – Në hyrje të Shtimes, tek rrethrrotullimi i rrugës që shpie drejtë Suharekës, tabela “Dëshmorët e Reçakut” ndodhet në tokë. Ndonëse nuk ka shumë kohë, që kur Komuna e Shtimes i ka nderuar dëshmorët e Reçakut, përmes emërtimit të një rruge në këtë komunë, duket sikur me kaq ka përfunduar ky projekt i shtrenjtë i sistemit të adresave.
Bazuar në gjendjen aktuale, duket se mungon mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tabelave, sidomos kur ato përmbajnë emërtime me domethënie mbarëkombëtare.

Leave a Reply