Bastiset “Kobra City” – Arrestohet Kallashi!

arrestohet kallashi bastisjePrizren, 21 gusht 2015 – Mëngjesin e sotëm policia e rajonit të Prizrenit ka bastisur lokalin e natës “Kobra City”, ku ka arrestuar pesë persona, ndër ta edhe valltaren dhe këngëtaren, Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, duke potencuar se bastisja është kryer pas sigurimit të incizimit, ku shihej se disa persona kishin rrahur ditë më parë katër viktima në një pompë derivatesh. “Dy ditë më përpara, shumë pjesëtarë të këtij lokali kanë sulmuar katër viktima në qytet, tek një pompë e karburanteve. Në këtë lokal janë gjetur një varg parregullsish. Kemi të arrestuar për momentin pesë persona, një ndër to edhe Kallashin”, ka thënë Berisha për Indeksonline. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ekipi i KEDS-it, pasi policia kishte gjetur se energjia po vidhej. “Ne jemi në kërkim të provave materiale, sepse më parë kemi siguruar incizimet e rrahjes. Kemi ftuar pjesëtarë tjerë, zyrtarë të institucioneve tjera, KEDS-in, Hidroregjionin dhe inspektorët komunalë për të parë parregullsitë që ka këtu. Energjia ka qenë duke u vjedhur. KEDS-i e ka ndërpre energjinë menjëherë. Poashtu, inspektorët kanë gjetur një varg shkeljesh”, ka sqaruar më tej Berisha, duke shtuar se gjatë bastisjes janë sekuestruar tri pistoleta dhe një pushkë gjysmë automatike dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi e narkotikëve që janë në formë të pilulave dhe një peshore që mat gjësende të imëta.

Leave a Reply