Al Jazeera transmeton muzikën tradicionale të Kosovës!

ansambli folklorik rogovaSarajevë, 14 maj 2015Në episodin e parë të serisë së re “Ritmi i Ballkanit”, televizioni Al Jazeera sjell tregimin për muzikën tradicionale të Kosovës, që nga folklori e deri tek modernja. Tregimin e nis nga Gryka e Rugovës, duke arritur deri tek muzika Jazz dhe zhanret tjera alternative dhe të pazakonshme.
Seriali flet për specifikën e Sofrës Pejane dhe traditën e Korit të Burrave, të cilët interpretojnë muzikë të vjetër qytetare por nuk e le pa e prekur edhe mendimin e të rinjve, se çfarë mendojnë për këto vlera kombëtare.
Mes tjerash, Al Jazeera, në episodin e parë të kësaj serie, shtjellohet edhe mënyra se si Rona Nishliu dhe Dren Abazi e kanë afruar muzikën e Kosovës me gjeneratat e reja.

Leave a Reply