11 Shtatori – Dita që ndryshoi Amerikën!

kullat binjake usaUashington, 11 shtator 2015 – Sot bëhen 14 vjet, që kur militantët ekstremistë islamikë të grupit Al-Qaeda rrëmbyen katër aeroplanë dhe kryen sulme vetëvrasëse në katër caqe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy nga avionët goditën “Kullat Binjake” të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, avioni i tretë goditi Pentagonin ndërsa avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pa mundur të realizojë objektivin – përplasjen me Shtëpinë e Bardhë.
Sulmi terrorist, i pari i përmasave të tilla në tokën amerikane, kishte shkaktuar dëme të mëdha. Siç ishte raportuar, 3000 persona kishin vdekur, mes tyre edhe 400 policë dhe zjarrfikës. Në mesin e të vrarëve ishin edhe tre shqiptarë; Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, të cilët punonin në Kullat Binjake. Tashmë është bërë traditë që në çdo përvjetor, në Nju Jork të lexohen emrat e viktimave, në vendin e quajtur “Kuota Zero”, memorial ky që është ngritur në vendin ku më parë preknin qiellin dy ndërtesat njëqindkatëshe.

Leave a Reply