Inis Gjoni, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 200 mijë USD!

inis gjoni denoncueseTiranë, 09 janar 2014 – Gjykata e Lartë në Tiranë ka filluar të shqyrtojë ankesën e regjisores, Inis Gjoni, e cila ka paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda për publikimin e një videoje intime, ku ajo shfaqej me ish-bashkëshortin, Arjan Selimi.
Çështja është regjistruar në këtë gjykatë, në qershor të vitit 2008, por që nga ajo kohë janë zhvilluar vetëm tri seanca gjyqësore. E para është zhvilluar në prill të vitit të kaluar, e që u shty për disa muaj. Ndërkaq, seanca e radhës ishte zhvilluar më 19 dhjetor. Por, ende nuk ka filluar shqyrtimi i kësaj ankese, pasi gjykata nuk ka arritur të formojë trupin gjykues. Seanca e radhës u zhvillua dje, por sërish mungesa e gjyqtarëve e ka shtyrë gjykimin për datën 23 janar.
Sipas burimeve zyrtare të Gjykatës së Lartë, Inis Gjoni e ka paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga e cila kërkon dëmshpërblim, pasi ka shpërndarë dhe publikuar informacione që cenojnë jetën private të saj dhe njëkohësisht cenojnë e fyejnë nderin dhe dinjitetin e saj. Sipas aktpadisë, Gjoni kërkon shumën prej 200 mijë dollarësh amerikan. Në padi, regjisorja Gjoni pretendon se videoja me përmbajtje erotike është shpërndarë, gjatë kohës që aparati telefonik i Arjan Selimit, ku gjendej videoja, ka qenë i sekuestruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për hetim të dosjes “Kompas”. Pas lirimit të Selimit nga burgu, që njihej edhe me emrin, Armando Andoni, çifti lidhi kurorë, nga e cila u bënë prindër të një vajze. Por, në muajin shtator të vitit 2011, Arjan Selimi u ekzekutua pranë banesës, nga persona ende të paidentifikuar. Më vonë, Gjoni kërkoi në gjykatë që vajza e saj të kishte si atësi Armando Andonin. “Armand Andoni ka qenë i fejuari i paditëses dhe fryt i dashurisë së tyre ishte fëmija e datëlindjes 2011. Duke qenë se paditësja është person publik, ajo e ka publikuar faktin e fejesës së saj me të ndjerin Armand Andoni dhe, po kështu ka publikuar dhe faktin që priste një fëmijë prej tij.
Tashmë njihet botërisht që ky fëmijë është i Inis Gjonit dhe Armand Andonit. Vetëm dy javë para se fëmija të lindte, babai i saj Armand Andoni, i cili thirrej ndryshe dhe Arjan Selimi, u bë viktimë e një atentati, prej të cilit humbi jetën duke mos pasur mundësi të deklaronte atësinë e tij mbi këtë fëmijë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.