Arrestohet biznismeni – Dyshohet për uzurpim!

Arrestohet biznismeni – Dyshohet për uzurpim!

Prishtinë, 25 maj 2016 – Policia e krimeve ekonomike dhe Njësiti special kanë bastisur sot shtëpinë e biznesmenit, Aziz Tafaj, i cili akuzohet për uzurpim dhe pengim të personit zyrtar. Aksioni është zhvilluar në dy lokacione të ndryshme, një në Prishtinë dhe një tjetër në Prizren, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, duke mos dhënë detaje më të hollësishme. “Konfirmoj se dy operacionet kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, ka deklaruar Hoxha, duke shtuar se një aksion tjetër i ndarë, që ka për cak uzurpatorët, është duke u zhvilluar edhe në Mitrovicë. “Policia, në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, ka realizuar edhe një aksion tjetër në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast, duke u bazuar në vendimet e autoriteteve kompetente, vazhdon largimin e uzurpatorëve nga pronat që mbahen në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë Hoxha për – RTK.

Leave a Reply