Radio SHARRI - Dragash

• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 18.07.2013
e Enjte, 18 Korrik 2013 19:50

Prishtinë - Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, në një konferencë për media, bashkë me kryeministrin, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për punën që ka bërë drejt ndërtimit të së ardhmes së saj në familjen evropiane.
Duke e konsideruar kërcim të madh drejt BE-së, fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimin, Fyle ka thënë se Kosova ka arritur përparim impresiv në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe fillimin e negociatave të MSA-së me BE-në.
Prishtinë - Kosova i ka tre faktorë kyç që e afrojnë me BE-në. Kështu iu tha sot komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan Fyle, deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se vizioni, kreativiteti dhe kuraja, janë tre faktorët kyç që e afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian. Fyle ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e arritur me Serbinë në Bruksel dhe të përmbushen kriteret për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Sipas komisionarit Fyle, pa kurajë, lidershipi i Kosovës nuk do të kishte kaluar në dialogun e nivelit të lartë me Serbinë, dhe se pa kurajë nuk do të arrinte të gjente kompromise, të cilat e quan Kosovën drejt marrëveshjes së parë me Serbinë.
Prishtinë - Edhe pse ishte e paraparë që të dëgjohen dëshmitë e tyre, në seancën e sotme nuk janë paraqitur tre ekspertët e psikiatrisë, të cilët e kanë punuar raportin e psikiatrisë së dëshmitarit të ndjerë, Agim Zogaj, i njohur si "X", në gjykimin për rastin “Kleçka”.
Prokurori, Mauricio Salustro, i dorëzoi gjykatës propozimin e tij për të angazhuar një ekspert të pavarur, për të nxjerrë një ekspertizë të re. Propozimi i Salustros u kundërshtua fuqishëm nga mbrojtja e të pandehurve, sipas të cilëve, këto propozime në këtë fazë procedurale, tregojnë për një "dridhje" të raportit të prokurorisë për këtë rast.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, sot ka miratuar në parim pakon prej tetë projektligjesh, si nevojë e përmbushjes së kritereve teknike nga procesi i liberalizimit të vizave. Paraprakisht, deputetët vendosën të shmangen nga Rregullorja e Kuvendit, për të krijuar mundësinë, që me procedurë të shpejtuar, të shqyrtohet kjo pako. Por, deputetët u ankuan për procedurë të shpejtuar të sjelljes së kësaj pakoje, pasi, sipas tyre, ligjet janë shqyrtuar të hënën në komision dhe atyre nuk iu është dhënë mundësia që t’i shqyrtojnë në mënyrë të detajuar këto projektligje.
Prishtinë - Bashkëpunimi i Kosovës dhe Turqisë në shëndetësi, u vlerësua shumë i mirë nga ministrat e Shëndetësisë të dy vendeve, gjatë një takimi që zhvilluan në Prishtinë. Në takimin e ministrave, Ferid Agani dhe Mehmet Müezzinoğlu, u diskutuan disa projekte konkrete rreth bashkëpunimit në të ardhmen.
Ministri Agani e njohu homologun e tij nga Turqia me zhvillimet në shëndetësinë kosovare, procesin e reformave dhe hapat e tjerë që janë në proces, me qëllim që shëndetësia kosovare të kalojë përfundimisht nga gjendja e mbijetesës, në fazën e zhvillimit.
Bruksel - Grupet punuese nga Prishtina dhe Beogradi, për implementimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi, që kanë filluar bisedimet të martën në Bruksel për masat konkrete që duhet të ndërmerren për heqjen e strukturave ilegale të sigurisë në veri, nuk kanë arritur përparim në zhbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje civile” dhe çarmatosjen e serbëve në veri të vendit. Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryesuesja e delegacionit tonë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se, në këto takime nuk janë shënuar përparime konkrete drejtë zbatimit të marrëveshjes dhe se vazhdojnë të mbeten të hapura disa çështje relevante, siç janë zhbërja e së ashtuquajturës mbrojtje civile, si dhe çështja e dorëzimit të armëve.
Pejë
- Edicioni i katërt i Festivalit të filmit të animuar ANIBAR, mbahet nga data 9 deri më 14 gusht, në Pejë. Numri i filmave që kanë aplikuar këtë vit, për të qenë pjesë e festivalit, ka arritur në 585 dhe vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës, Afrikës, Azisë, SHBA-ve dhe Amerikës Latine. Stafi i këtij festivali ka bërë të ditur se, në programin e këtij edicioni, janë përzgjedhur për pjesëmarrje 111 filma me tematika të ndryshme, e që do të shfaqen gjatë 6 ditëve të festivalit, në tri kinema të improvizuara në Pejë.