• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 05.11.2012

Dragash
- Në fshatin Bresanë, në trevën e Opojës, të dielën janë përkujtuar viktimat e masakrës serbe, të kryera para një shekulli. Siç u tha nga historianët që kishin ardhur enkas për këtë ceremoni, nga Tirana dhe Prishtina, masakrimi i dhjetëra meshkujve nga fshati Bresanë dhe nga Kuklibegu, kishte ndodhur një muaj, para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria osmane.
Për t’mos i harruar këto viktima, në vendin e quajtur “Livadhi i Kasës” u përurua pllaka përkujtimore, mbi varrin e përbashkët të martirëve nga këto fshatra.
Dragash - Të martën, nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do të shkyçen nga energjia elektrike konsumatoret që furnizohen nga linja Dragash - Bellobrad. Këtë e ka paralajmëruar koordinatorja për marrëdhënie me media pranë KEK-ut, Symrie Kika. Sipas saj, gjatë kësaj periudhe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Bellobradi dhe fshatrat Brrut, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe, Zgatar dhe Zym. Kika e ka arsyetuar këtë shkyçje, me punimet që janë duke u bërë për instalimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza, në fshatin Kuk.
Shtime - Bajrush Rexhaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë, pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri. Dyshohet se mbi të ka shtënë bashkëshortja e tij, e cila është arrestuar. Gjithashtu dyshohet se motivi i vrasjes është lidhja paralele që kishte polici, me një kolegen e tij. Burime nga policia kanë bërë të ditur se i ndjeri është qëlluar me dy plumba nga revolja e tij zyrtare. Poashtu, i plagosur lehtë është edhe djali i tij, i cili kishte ndërhyrë për të parandaluar zënkën ndërmjet prindërve.
Bruksel - Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian, i kanë inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve, këtë javë, kur pritet të realizohet edhe takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. “Ketrin Eshton i ka ftuar dy kryeministrat për në një takim në Bruksel, të mërkurën”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e baroneshës Eshton.
Negociatat pritet të vazhdojnë, në nivel kryeministrash, ndërsa në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbimet dhe telekomunikacionin, raportojnë mediat evropiane.
Kukës - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, inauguroi Hidrocentralin në Lapaj, komuna e Bushtricës, në rrethin e Kukësit. Ky projekt u realizua nga një shoqëri koncesionare, e cila është pjesë e një grupi italian. Në këtë inagurim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka.
Bon - Një hetues i EULEX-it nga Gjermania, në revistën “Der Spiegel” sot ka shkruar një tekst autorial, i cili rezulton mjaft dëshpërues për Kosovën. Mes tjerash, ai ka shkruar se “evropianët nuk kanë arritur t’i bindin kosovarët, rreth sistemit të ri të drejtësisë dhe të vlerave perëndimore. “Evropianët po e shohin se strukturat e vjetra, edhe më tej janë të pushtetshme, ndërsa institucionet shtetërore mbesin të dobëta. Frikësohem se kosovarët do të presin, derisa ne të largohemi. Tamam sikur talebanët që presin largimin e trupave perëndimore nga Afganistani. Megjithëkëtë, asnjëri nga përgjegjësit e EULEX-it, nuk e thotë të vërtetën në Bruksel. Nga Kosova ata dërgojnë vetëm raporte të zbukuruara. Ndoshta, e bëjnë këtë për të ruajtur postet e tyre, por kjo nuk i ndihmon Kosovës”, shkruan mes tjerash ky hetues gjerman.
 
 
Share