• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 29.10.2012

Prishtinë
- Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektbuxhetin për vitin 2013 dhe, të njëjtin, do ta procedojë për aprovim në Kuvendin e Kosovës. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë prezantimin e Projektbuxhetit për vitin 2013, i cili, sipas tij, është rezultat i diskutimeve të zhvilluara me të gjithë akterët e brendshëm institucionalë dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Buxheti i Kosovës për vitin 2013, planifikon të hyrat e përgjithshme vendore, në vlerën prej 1 miliardë e 423 milionë euro, ndërsa shpenzimet kapin shifrën prej 1 miliardë e 586 milionë euro.
Prishtinë - Sot është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për të diskutuar rreth organizimit të zgjedhjeve të brendshme të partisë, që pritet të fillojnë ketë javë. Në mbledhje janë parë duke hyrë anëtarët e kryesisë qendrore, në përjashtim të sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqit, i cili ndodhet jashtë vendit.
Mbledhja ka filluar rreth orës 15:30, por ende nuk ka të dhëna konkrete për atmosferën që ka mbretëruar në të, kur dihet se kohet e fundit ka pasur moskoordinim të qëndrimeve midis drejtuesve të kësaj partie.
Kumanovë – Kryeministri serb, Ivica Daçiq, deklaroi dje se, në bisedimet me sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton, si dhe përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, që pritet të zhvillohen nesër në Beograd, do të merr pjesë edhe kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Ai tha se nga bisedimet me Prishtinën pritet të gjendet modusi i përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve kontestuese, për palët që marrin pjesë në proces.
Beograd – Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka paralajmëruar dje se kjo parti nuk do të mbështesë platformën për Kosovën, meqë ajo është shprehje e politikës që e ka shkatërruar Serbinë. Jovanoviq ka tërhequr vërejtjen se të gjitha idetë, në të cilat është ndërtuar Serbia, janë rrezikuar idetë evropiane dhe se Serbia kurrë nuk ka qenë më e dobët.
Sa i përket njohjes së vendit tonë nga ky shtet, Jovanoviq theksoi se Serbia nuk është e gatshme ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse këtë mund ta bëjë vetëm me diktat politik.
Mitrovicë - Policia e EULEX-it ka prangosur dje vozitësin e shefit të qarkut të Mitrovicës, institucion ky i mbështetur nga Serbia. Arrestimi është bërë në vendkalimin kufitar në Jarinjë, pasi ky person dyshohet për një vepër penale, të kryer në vitin 2001.
Menjëherë pas arrestimit, para stacionit policor në veri të Mitrovicës janë tubuar disa qindra serb, duke protestuar për shkak se kjo prangosje, siç thanë, ka për qëllim të dëshmojë se kufiri mes Kosovës dhe Serbisë po funksionon.
Mitrovicë - I ashtuquajturi shef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, tha se vozitësit të tij i është caktuar ndalimi policor prej 24 orësh dhe se kjo prangosje është fillim i ndjekjes së njerëzve që punojnë në institucionet e Republikës së Serbisë. Ai shtoi se kjo është porosi e qartë që i dërgohet serbëve në Kosovë, se nuk janë të mirëseardhur. “Kjo na porosit që t’i ngremë duart nga lufta për Kosovë e Metohi dhe porosi që të fillojmë të shpërngulemi nga Kosova”, ka thënë Nedelkoviq, duke shtuar se ky arrestim porosit edhe institucionet e shtetit të Serbisë, se nuk duhet të ekzistojnë institucionet e saja në këto hapësira.
Prishtinë - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dorëzoi dhjetë grante, në shumë prej 10 mijë euro, për secilën OJQ lokale, për të promovuar drejtësinë gjinore në Kosovë. Grantet i dorëzoi, Osnat Lubrani, koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, si dhe Ema Kay, zëvendës-shefe e misionit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
Mes OJQ-ve përfituese, ishte edhe Radio KIM nga Çagllavica, e cila gjithashtu kishte përfituar grantin e qeverisë së Kosovës, si radio minoritare.
Cyrih - Një shqiptar nga Kosova është shpallur hero nga mediat dhe opinioni zviceran, për shkak se ai shpëtoi jetën e një familje zvicerane. Fatmir Limani, 24 vjeçar, ka shpëtuar mbrëmjen e së shtunës një familje zvicerane, makina e të cilëve ishte përfshirë nga zjarri, në afërsi të Cyrihut.
Zvicerani ka pranuar para policisë se ishte në gjendje të rëndë psikike dhe nuk dinte të reagonte në situatën e krijuar, dhe se nuk i shkonte mendja se makina mund të shpërthente. Fatmiri e ka mbajtur me dhunë zviceranin, i cili vazhdimisht kishte tentuar që t’i afrohej makinës. Por, ai më pas ka shprehur falënderime për shqiptarin nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
 
 
Share