• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 01.10.2012
Nga: Radio SHARRI   

Dragash
- Sapo është përmirësuar moti, pas shirave dhe rënies së temperaturave, gjatë ditës së sotme, mali i Koritnikut serish është kapluar nga zjarri. Zyrtarët komunalë dhe ata të Njësitit të Zjarrfikësve, i thanë radios sonë se disa vatra zjarri janë aktivizuar mbrëmë dhe se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. “Ne po japim maksimumin për t’i shuar këto zjarre, ndërkohë që për ruajtjen e këtij mali është përgjegjëse Ekonomia Pyjore, e cila ende nuk ka mundur t’i vërtetoj dyshimet tona, se këto zjarre po shkaktohen qëllimisht”, tha një zyrtar komunal, përgjegjës për Njësitin e Zjarrfikësve në Dragash.
Prizren - Kolegji “Universum”, i cili tashmë është hapur edhe në Prizren, fare pranë stacionit të autobusëve, ka zbritur çmimet për studime Bachelor dhe Master, për vetëm 55 euro në muaj. Lajmin e konfirmoi për radion tonë koordinatorja e kampusit të Prizrenit, Gentiana Berisha. “Me që është viti i parë i funksionimit të kolegjit tonë në Prizren, kemi vendosur që t’i zbresim çmimet për studimet Bachelor dhe Master, si dhuratë për studentët që do të zgjedhin institucionin tonë”, tha Berisha, duke premtuar se në të ardhmen do të ketë edhe risi të tjera në këtë kampus, siç është aktualisht kuizi, përmes së cilit mund të fitohen bursa studimi.
Malishevë - Një vrasje ka ndodhur në fshatin Maxharrë të Malishevës, njoftoi policia në këtë komunë. Sipas tyre, njoftimi i parë ishte se një person është vetëplagosur me armë zjarri, dhe se ishte dërguar në Emergjencën e Malishevës për ndihmë mjekësore e më pas është përcjellë për në Prishtinë. Hetues policor nga Malisheva, e më pas edhe hetues rajonalë, kanë nisur me hetimin e rastit, i cili ka rezultuar me një person të mitur të arrestuar, mbi të cilin bien dyshimet se aksidentalisht ka shkrehur armën, me të cilin është plagosur viktima në fjalë. Nga QKUK është konfirmuari sot, se viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimit dhe ka ndërruar jetë.
Prizren - Një vetëvrasje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Gjonaj të Hasit. Policia njofton se një person me mbiemrin Çoçaj, i vitlindjes 1946, është gjetur i vdekur në dhomën e tij, me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Hetues Rajonalë, krim-teknika dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer procedurat hetimore. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me pistoletë. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë. Motivi i vetëvrasjes, sipas dëshmitarëve, mendohet të ishte problemi financiar që kishte i ndjeri.
Prizren - Misioni i OSBE-së në Kosovë, nesër do të organizojë një trajnim dyditor, i cili iu dedikohet rrethe 40 grave, anëtare të grupeve komunale,  zyrtareve ligjore dhe zyrtareve për barazi gjinore nga rajoni i Prizrenit. Trajnimi do të fokusohet në parimet e përgjegjshme të barazisë gjinore dhe formave të tjera të vendimmarrjes. Trajnimi është vazhdimësi e aktivitetit të mbështetur nga OSBE ja, për themelimin e grupeve të grave komunale në Prizren, Mamushë, Suharekë, Dragash, Malishevë dhe Rahovec. Roli i grupeve të grave komunale, është që të fuqizojë pozitën dhe rolin e gruas dhe të rrisë pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse.
Drenas - Një person, derisa po ngiste veturën, nga pakujdesia ka goditur një fëmijë 9-të vjeçar, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Ngjarja ka ndodhur të dielën, në Llapushnik të Drenasit.
Gjatë 24-orëshit të fundit, kanë ndodhur edhe 39-të aksidente të tjera, prej të cilave 13-të kanë përfunduar me të lënduar, bëjnë të ditur burimet policore. Sipas policisë, për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, janë shqiptuar gjithsejtë 695 gjoba.
Prishtinë - Ibrahim Gashi ka filluar zyrtarisht punën, si rektor i Universitetit të Prishtinës. Në njoftimin e MASHT-it thuhet se rektori i gjertanishëm, Mujë Rugova, ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së. Pas ceremonisë, ministri i Arsimit, Ramë Buja, zhvilloi edhe një takim të shkurtër me rektorin e ri të UP-së, Ibrahim Gashi, të cilit ia uroi detyrën dhe uroi që Universiteti të vazhdojë rrugën drejt sukseseve edhe më të mëdha dhe drejt ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë. Ndërsa, rektori Gashi u zotua se do punojë për ta zhvilluar edhe më shumë Universitetin e Prishtinës.
Prishtinë - Policia ka ndërhyrë në protestën e studentëve, të cilët kishin hyrë në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të kundërshtuar emërtimin e këtij institucioni, me emrin e Hasan Prishtinës. Protestuesit e cilësuan këtë emërtim si veprim politik, ndërkohë që policia ka arrestuar disa prej tyre, në mesin e të cilëve thuhet të jetë edhe nipi i komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Drejtues të Parlamentit Studentor, të cilëve u janë bashkëngjitur edhe dhjetëra studentë të tjerë, kanë filluar protestën përpara Fakultetit Filologjik, ku pritej të fillonte ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik.
Prishtinë - I arrestuar të premten në Prishtinë, personi i shumëkërkuar, Enver Sekiraça, pavarësisht se kanë kaluar 48 orë që nga koha e arrestimit, nuk do të dërgohet tek gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin ose jo të masës së paraburgimit.
Për shkak të një dënimi të mëhershëm, Sekiraça është dërguar direkt në burgun e Dubravës, ndërsa avokati i tij, Bashkim Nevzati, konfirmon arsyet mbi të cilat është marrë në pyetje klienti i tij, në ditën e arrestimit, përkatësisht vetëdorëzimit. “Ai është marrë në pyetje, në lidhje me vrasjen e policit, Triumf Riza, në lidhje me veprën penale të zhvatjes dhe atë të dhunimit. Klienti im i ka mohuar të gjitha këto dyshime”, ka thënë avokati Nevzati.
 
SPORT
 
Romë - Pas dështimit në Lojërat Olimpike të Londrës, është rikthyer buzëqeshja tek sportistja më e mirë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e argjendtë, në Kupën e Botës që u mbajt në Romë. Pos saj, e suksesshme u tregua edhe, Nora Gjakova, e cila u stolis me medaljen e bronztë, që njëherësh është medalja e parë për të, në një garë të tillë. Në këtë eveniment morën pjesë xhudiste nga 37 vende, në fillimin e ciklit katërvjeçar olimpik për xhudon. Kelmendi u paraqit në kategorinë deri 52 kilogram, ndërsa Gjakova ishte në kategorinë deri 57 kilogram. Në xhiron e parë, Majlinda mundi gjermanen, Lierka Melanie, pastaj moldaven, Osoianu, dhe në çerekfinale francezen, Grou Elodie. Kurse, në gjysmëfinale ajo e mundi holandezen Wolfslag. Medaljen e argjendtë, Majlinda e fitoi në finale, kundër italianes Moretti.
Montesilvano - Një mërgimtar shqiptar në Itali, ka arritur të gjejë rezultatin e saktë të 15 ndeshjeve të futbollit, duke fituar një shumë prej 100 mijë eurosh. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vendosi skedinën në një agjenci, ku renditi 15 ndeshje nga kampionate të ndryshme të Evropës, duke goditur kështu në shenjë për rezultatin e secilës ndeshje. Sipas mediave italiane, kjo është fitorja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në rajonin e Emilias, në Itali. “Kur vendosi skedinën, shqiptari më tha qartë se, nëse do të fitonte, do të blinte një shtëpi në vendlindjen e tij”, ka deklaruar punonjësi i agjencisë, ku shqiptari ka provuar fatin. 
 
MOTI
 
• Meteorologët e gjithë rajonit të Ballkanit kanë paralajmëruar se, edhe gjatë muajit tetor, do të kemi mot të ngrohtë, me temperaturat maksimale, deri në 28 shkallë të Celsiusit. Sipas meteorologëve, në dhjetëditëshin e parë të muajit, do të mbretërojë kryesisht mot i ngrohtë, me temperaturat më të larta të ditës, nga 23 deri në 28 shkallë. Shi do të bie më 2, 3 dhe 8 tetor. Nga 11 deri më 19 tetor, do të vazhdojë mot i ngrohtë, me temperaturat më të larta të ditës, nga 19 deri në 25 shkallë, ndërsa më 17 dhe 18 tetor, deri në 28 shkallë. Po sipas meteorologëve, shi pritet të bie nga 11 deri më 13 dhe më 18 e 19 tetor. Deri në fund të këtij muaji, do të kemi kryesisht mot të ngrohtë dhe të thatë.
 
KURIOZITETE 
 
Sao Paulo - Në Brazil po vazhdon konkursi i pazakontë i bukurisë femërore, ku femrat garojnë vetëm me të pasmet e tyre. Konkursi i bukurisë “Miss Bum-Bum” zhvillohet çdo vit në këtë shtet, ku çmimin nuk e fiton vajza më e bukur, por ajo që ka të pasmet më të mira. Gjithësejtë 27 vajza të reja marrin pjesë në konkursin më të famshëm në këtë vend latin, i njohur për bukurinë e të pasmeve që kanë femrat e tyre. Vitin e kaluar, modelja Rosana Ferreira, e fitoi kurorën dhe çmimin prej 4 mijë dollarësh.
 
 
Share