• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 24 Shtator 2012 17:51

Dragash
- Korporata Elektro-energjetike e Kosovës (KEK), ka bërë të ditur se të martën Dragashi do të shkyçet nga rrjeti elektrik për dy orë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Mungesa e energjisë do të pasoj, pasi pa  furnizim me energji elektrike do të mbesin nënstacionet “Dragashi” dhe “Dikanca”. Sipas koordinatores për media në KEK, Syrmie Kika, Shkyçja do të bëhet, me qëllim të pastrimit të trasesë dhe shtrëngimit të përçuesve në largpërçuesin 35 kilovolt që furnizon komunën e Dragashit. “Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat; Kuk, Restelicë, Bresanë, Kuklibeg, Blaç, Zaplluxhe, Lubovishtë, Kukajan, Vraniç, Mlik, Glloboçicë, Krushevë, Zlipotok, Kërstec, Rapçë, Plavë, Buçe, Brezne, Rrenc, Radeshë, Brod, Baçkë, Dikancë, Leshtan, Radeshë, si dhe Hidrocentrali i Dikancës”, ka thënë Kika.
Dragash - Përmes një shkrese që u është dërguar kryetarit të Degës së LDK-së në Dragash, Prokuroria e Qarkut në Prizren ka njoftuar se është hedhur si i pabazë kallëzimin penal, i cili ishte parashtruar nga Kryesia dhe këshilltarët e LDK-së në Kuvendin komunal, kundër kryetarit të Komunës dhe drejtorit të Arsimit. “Prokurori i qarkut në Prizren e ka hedhur poshtë kallëzimin penal, të parashtruar nga Kryesia e LDK-së, në Dragash, si dhe këshilltarët e këtij subjekti në Asamblenë komunale, të parashtruar kundër të dyshuarve, Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit dhe Hajri Ramadanit, drejtor i drejtorisë së Arsimit, në Dragash, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare”, thuhet në këtë shkresë, duke i njoftuar paditësit se kanë të drejtën e ndjekjes penale, brenda 8 ditësh.
Dragash - Kryetari i Degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, ka thënë se Kryesia e LDK-së ende nuk e ka shqyrtuar përmbajtjen e kësaj shkrese, por që shumë shpejt ajo do të analizohet në tërësi dhe më pas do të merren qëndrime për veprime të mëtejme. “Brenda pak ditësh do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme, enkas për këtë çështje, ku edhe shpresoj se do të merren qëndrime, për veprime të mëtejme”, ka thënë Mehmeti.
Kryesia e LDK-së, vjet në shtator, për shkak të dyshimit për parregullsi, të shfaqura në Drejtorinë e Arsimit, kanë parashtruar kallëzim penal kundër drejtorit të Arsimit, Hajri Ramadani, dhe kryetarit të Komunës, Salim Jenuzi.
Prizren - Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë shprehur dyshime, në lidhje me saktësinë e procesverbaleve të mbledhjeve të legjislativit lokal dhe kanë kërkuar nga organet kompetente “që të mos luajnë me vendimet e tyre”. Sipas tyre, pasaktësia në përpilimin e procesverbaleve, është shndërruar në dukuri kronike dhe një gjë e tillë është e papranueshme, duke marrë për bazë faktin se, ata përfaqësojnë votën e qytetarëve të Prizrenit. Në mbledhjen e fundit të KK-së, Fatmir Memaj nga LDK-ja, si skandaloze ka veçuar çështjen e votimit të rishikimit të buxhetit, në seancën e 25 majit të këtij viti.
Prishtinë - Në orët e vona të së premtes, Policia e Kosovës ka arrestuar djalin e Naser Kelmendit, Elvisin, i cili poashtu kërkohet nga Bosnjë-Hercegovina. Burime të sigurta në Policinë e Kosovës, i kanë thënë të shtunën gazetës “Jeta në Kosovë”, se Elvis Kelmendi kërkohet nga shteti i Bosnjës, për tentim-vrasje.
Elvisi është djali i Naser Kelmendit, i cili kërkohet nga shteti i Bosnjës, për një varg veprash penale. Naser Kelmendi, 55-vjeçar, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.
Uashington - “The Wall Street Journal”, në një editorial të botuar në numrin e sotëm, rikujton ndërhyrjen amerikane në Kosovë dhe suksesin, në ndërtimin e shtetit kosovar. “Tani duket, si të ishte një epokë tjetër. Shteti i vogël i Kosovës këtë muaj doli nga mbikëqyrja ndërkombëtare, drejt pavarësisë së plotë, një ngjarje kjo që mori pak vëmendje jashtë cepit të pluhurosur të Ballkanit. Presidenti Obama kishte të drejtë për ta festuar atë që e quajti ‘moment historik’, por ai ka mundur të ndalet më shumë, në lidhje me atë se si fuqia amerikane i dha fund një dekade të luftës në Evropën Juglindore dhe ndihmoi në lindjen e shtetit më të ri të kontinentit. Këto mësimet ende mund të gjejnë zbatim”, shkruan WSJ.
Prishtinë - Katër shqiptarë të Kosovës dhe dy të tjerë nga Serbia, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Gjashtë personat janë prangosur të dielën, si të dyshuar për krim të organizuar, posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike. Droga besohet se kishte ardhur nga Afganistani. Në këtë operacion, janë gjetur 6 kilogramë substancë narkotike, e cila dyshohet se është e llojit Heroinë, janë konfiskuar edhe dy pistoleta, 80 fishekë dhe tri vetura. Rezultatet e këtij operacioni i paraqitën në një konferencë me gazetarë, zyrtarë të lartë të sektorit të sigurisë. I pranishëm ishte edhe Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme.
                                                 SPORT
• Mbrojtësi i djathtë i “Manchester Unitedit”, Rafael da Silva, e ka përshkruar golin ndaj Liverpoolit, si më të mirin që ka shënuar ndonjëherë.
Steven Gerrard, kaloi Redsat në epërsi, ndërsa Rafael e barazoi rezultatin, para se Robin van Persie të shënonte nga penaltia golin e fitores, në derbin e së dielës, në Anfield. “Padyshim se është goli më i mirë që kam shënuar për Unitedin. Ishte një moment i mirë, sepse ishte, menjëherë pasi shënuan ata. Po të mos kishim shënuar, ndoshta do të bëheshim nervozë. Prandaj ishte një moment i mirë për të shënuar”, ka thënë Rafael.
                                                              MOTI
• Dita e parë e kësaj jave filloi me diell, duke ngritur temperaturën deri në 26°C.
Edhe nesër pritet të ketë mot me diell, në disa rajone me vranësira, të cilat do të përcillen me reshje të dobëta të shiut.
Nga e mërkura do të ketë mot, tërësisht të kthjellët, me temperaturën maksimale deri 28°C, e që mot i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fund të kësaj jave.
 
 
Share