• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kujdes me vajin e makinës!
e Diel, 25 Tetor 2009 23:23

Baza për punën e çdo motori është lubrifikimi i mirë, e kjo është e pamundur pa vaj kualitativ më përbërje përkatëse.
Prodhuesi i automjetit tuaj, në udhëzimin për menaxhim dhe mirëmbajtje, ka theksuar karakteristikat e mjeteve lubrifikuese të cilat do të duhej të përdornit, dhe të njëjtat gjatë afatit garantues, gjithsesi t’iu përmbaheni. Edhe personi, tek i cili i bëni kontroll automjetit, gjithashtu ka për detyrë që gjatë ndërrimit të vajit, t’ju vendos në motor, vetëm llojin e përshkruar të vajit.
Pas afatit garantues mund të përdorni prodhimin sipas qejfit tuaj, por domosdoshmërish kushtoni vëmendje përmbajtjes dhe kualitetit. Mos i përzieni lubrifikantet shumë-gradësh dhe një-gradësh, e gjithashtu duhet t’i shmangeni vendosjes së vajit sintetik dhe mineral dhe anasjelltas.
Në rast se motori i automjetit tuaj është në gjendje të mirë, dhe brenda vitit nuk kaloni numër të madh kilometrash, atëherë pranoni porosinë mbi periudhën e ndërrimit të cilën e jep prodhuesi. Në të gjitha rastet tjera, ndërroni vajin më shpesh, dhe njëkohësisht është mirë të ndërrohet edhe filtri. Nëse nuk e përdorni asnjëherë, prapëseprapë ndërrojani vajin së paku një herë në vit.
Shpenzimi i vajit paraqet masën e cila derdhet në motor, në mes të ndërrimeve të bëra në 1.000 kilometra të kaluara. Secili motor shpenzoj vaj, e sasia varet nga konsumimi i tij. Normalisht, kjo sasi sillet prej 0.2 deri në 0.5 litra, derisa te motorët e vjetër pranohen edhe vlera më të mëdha.
Niveli i vajit do të duhej të kontrollohet në çdo 500 kilometra të kaluara, gjë që nuk do të duhej të harronit. Po që se motori mbetet pa vaj, dëmi do të jetë katastrofal
Gjatë sezonit të dimrit vaji trashet, andaj paraqitet ndezja e vështirësuar e motorit. Që të parandaloni këtë, në fillim të sezonit të ftohtë - merrni vajin me viskozitet përkatës. Pos kësaj, mos e nxehni motorin në vend, gjë që shumica e njerëzve e praktikojnë. Pritni tridhjetë sekonda dhe nisuni ngadalë. Vozitni me rrotullime të vogla, derisa nuk arrihet temperatura punuese, që nuk do të duhej të zgjas më shumë se dhjetë minuta.
Edhe njëherë, vaji është parakusht kryesor për funksionim të rregullt të automjetit tuaj, andaj kushtojini vëmendjen e duhur. Gjithashtu, tentoni të blini vetëm produkte origjinale, edhe pse në ditë të sotme kjo është bërë bukur e vështirë.
Share