• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 17 Shtator 2012 12:45

Dragash
– Sensibilizimi i qytetarëve të trevës së Gorës për pjesëmarrje në vendimmarrje, ishte temë për debat, të cilin e organizoi Organizata rinore nga Krusheva e Gorës, në kuadër të një projekti që po e mbështet Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur. Refik Kasi, përfaqësues i Asociacionit të OJQ-ve boshnjake të Prizrenit, ka shpalosur përvojat e tyre, për të cilat tha se është mirë të barten edhe në komunën e Dragashit, ngase krijimi i një platforme të përbashkët ndërmjet subjekteve politike të këtushme, siç tha, krijon parakushte për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit të këtushëm.
Behar Brenolli, kryetar i “OOK Krushevë”, i ka informuar të pranishmit se, gjatë monitorimit të mbledhjeve të KK-së dhe anketave të bëra në terren, gjendja nuk është aspak e mirë. Ai ka kërkuar që, të përzgjedhurit e kësaj popullate nga Gora, të gjejnë forma për ndryshimin gjendjes aktuale.
Prizren - Sezoni veror i këtij viti është karakterizuar me të vrarë dhe të plagosur, nëpër ahengje të ndryshme familjare. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thonë se plagosjet nëpër dasma nuk janë të pakta. Rasti i fundit, ku është kërkuar ndihmë mjekësore në këtë institucion shëndetësor, është një 10- vjeçar nga Prizreni, i cili ishte plagosur me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se edhe ky vit është karakterizuar me konfiskime armësh nëpër ahengje, si dhe arrestime të përdoruesve të tyre. Sipas Kelanit, gjatë këtij sezoni veror, policia ka konfiskuar nëpër dasma më shumë se 100 armë, ndërkaq numri i të arrestuarve eshte afro 50 persona.
Prishtinë - Në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 38 aksidente trafiku, në të cilat janë lënduar nëntë persona. Sa i përket mosrespektimit të rregullave në komunikacion, policia thotë se ka shqiptuar 712 tiketa ndëshkimi.
Ndërkohë, burimet policore bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe, për vepra të ndryshme, janë arrestuar 11 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar 7 prej tyre.
Pejë - Plaka 83-vjeçare, Veljka Jasoviq, nga fshati Bellopojë e Pejës, është dhunuar nga një i ri serb, por nga frika e babait të dhunuesit, ajo nuk ka guxuar ta lajmërojë policinë, e as të kërkojë ndihmë nga mjeku i fshatit. Dhunimi i saj ishte mbajtur i heshtur nga babi i dhunuesit, i cili është funksionar politik dhe përfaqësues i këtij fshatit.
Duke iu referuar burimeve policore, serbi 27 vjeçar ka hyrë në shtëpinë e viktimës, e cila jetonte e vetmuar, dhe për dy orë e kishte torturuar seksualisht. Plaka kishte arritur ta raportojë rastin, vetëm pasi e kishte marrë veten, fillimisht tek prifti i fshatit, i cili e ka lajmëruar policinë
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën më të madhe të Arabisë Saudite “Okaz”, ka thënë se Kosova mbështet të gjitha lëvizjet për dinjitet njerëzor dhe shpreh solidaritetin për viktimat dhe për jetët e shumë njerëzve që vdiqën në këto lëvizje. Veprimet e kreut aktual të regjimit në Siri, Bashar Al Assad i ka krahasuar me ato të kryekriminelit Slobodan Milosevic.
Gjirokastër - Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dje gjashtë shtetas sirianë, tre në aksin rrugor Gjirokastër –Tepelenë dhe tre të tjerë në aksin, Gjirokastër-Jergucat. Ndalimi i tre të parëve është bërë, teksa po qarkullonin me një automjet, me targa të huaja, që drejtohej nga Grigor Sulaj 45-vjeç. Ndërkaq shtetasit e tjerë sirianë janë kapur në afërsi të fshatit Grapsh, të cilët po udhëtonin në këmbë, në drejtim të Gjirokastrës, pasi kishin kaluar me këmbë postbllokun e policisë në Jergucat.
Sipas policisë, sirianët kanë thyer vijën e gjelbër të kufirit, nga Greqia, dhe për t’ju shmangur postblloqeve të policisë. Nga hetimet paraprake rezulton se këta persona janë ndihmuar, që në Athinë, nga një qytetar nga Tepelena, i cili është shpallur në kërkim bashkë me një qytetarë nga Tirana, pasi këta organizojnë dhe zhvillojnë trafikim me shtetas të huaj, kundrejt një vlere prej 1500 euro për person.
 
 
Share