• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Frederik Ndoci, baba për herë të katërt!
e Premte, 27 Korrik 2012 12:20

Tiranë, 27 korrik 2012
- Vjen në jetë, Nikolo, fëmija i katërt i artistit të madh shqiptar, Frederik Ndoci. Lajmin ia ka konfirmuar radios sonë, vetë artisti, duke potencuar se aktualisht po përjeton ditë të lumtura, të cilat ia dhuroi perëndia, me një djalë.federik_ndoci_bebja
Kantautorin, Ndoci, e kishte “tradhtuar” e motra, Rita Ndoci, e cila ka qenë e para që ka publikuar lajmin për lindjen e vogëlushit. Ajo e ka publikuar lajmin, në statusin e saj, në Facebook, duke i njoftuar miqtë se “vëllait të saj, Frederikut, dhe kunatës, Alisës, Zoti iu ka dhuruar një fëmijë, ndërsa Marilusë një vëlla”. Ajo i është drejtuar edhe perëndisë dhe vogëlushit, përmes shkrimit të saj në këtë rrjet social. “Nikolos i urojmë jetë të gjatë. U rritsh me nënë, baba dhe me motrat. Qofsh i lumtur e i gëzuar gjithmonë në jetë. Mirë se erdhe në familjen Ndoci, o shumë i prituri, Nikolo”, thuhet në urimin e Ritës, motrës së instrumentistit, Frederik Ndoci. Ajo nuk e ka anashkaluar as vëllanë, të cilit publikisht i ka uruar për lindjen e djalit. “U bëfsh 120 vjeç, vëlla i dashur. E paç me jetë djalin dhe, mos harro, ‘dy gjëra që vijnë vonë, i gëzojnë të gjithë në zonë’. Alisa është shumë mirë dhe shumë e lumtur që djali ka lindur si pëllumb, e që po na gëzon të gjithë ne. Mbarësi Riku, Alisa dhe Marilu. Ju urojmë familjarisht”, thuhet më tej në urimin e motrës së Frederikut, të cilin kishte shprehur dëshirë që ta ndaj me miqtë e saj në rrjetin social, Facebook. I kontaktuar nga Radio SHARRI, këngëtari, aktori, kompozitori, kantautori, instrumentisti, poeti, piktori... Frederik Ndoci, tha se ndihet i lumtur që jeta e tij është përmbushur edhe me një djalë, i cili që në fillim i duket si pëllumb. “Është i shëndoshë, i fortë dhe shumë i dashur... Me një fjalë, është tamam si një pëllumb”, tha Ndoci, i cili është nga këngëtarët e pakët që radios sonë i ka dhuruar të gjitha këngët e tij, e që nuk janë pakë. Janë mbi 300 këngë që ka realizuar gjatë karrierës së tij prej këngëtari, ndërkohë që shquhet edhe për fusha të tjera në lëmin e kulturës.
Në botën e jashtme, Frederik Ndocin e quajnë "International Recording Star Artist", për shkak se 14 herë ka figuruar në “Grammy Awards Nominations”, është fitues i vendit të tretë në “IMA”, fitues i vendit të parë në “USA Rpic Unisong 2007”. Këngët e Ndocit emetohen në, mbi 250 mijë radiostacione kombëtare dhe ndërkombëtare, në mesin e të cilave është edhe Radio SHARRI. Gjithashtu, këngët e tij shiten në rreth dy milion shitore të muzikës. Suksesi i Frederik Ndocit kurorëzohet me fitimin e 17 çmimeve, në vetëm 7 vjet pjesëmarrje nëpër festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.
 
 
Share