• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të ushqyerit perfekt, shëndet i garantuar!
e Mërkurë, 20 Qershor 2012 15:17

peme_perimeNjë antipastë, me bazë peshku e drithërash, një pjatë e vetme me mish e perime dhe një ëmbëlsirë, me bazë kosi dhe frutash të thata. Kjo do të ishte pjata perfekte, ose të paktën ajo që cilësohet e tillë nga studimet e sapo publikuara nga “Leather Head Food Institute”, ent ky i pavarur që studion ushqimin dhe veçoritë e tij, për t’i ardhur në ndihmë shoqërive prodhuese.
Kërkuesit kanë kryqëzuar të dhënat e grumbulluara nga rreth 4 mijë njoftime të analizuara, që kishin të bënin me të ushqyerin e rregullt dhe të shëndetshëm. Në këtë mënyrë, ky institut ka arritur të krijojnë menynë perfekte, sipas cilësisë ushqyese, prezencës së proteinave, vitaminave dhe substancave që ndihmojnë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe që lufton yndyrën në gjak. Ky rezultat ka dëshmuar se, menyja më e shëndetshme në botë, është ajo që ka më pak produkte mesdhetare nga sa mendohej.
Menyja fillon me pjatën me salmon (i freskët apo i tymosur), i shoqëruar me bukë integrale të një cilësie të lartë drithërash dhe e shërbyer me një sallatë të spërkatur me vajë ulliri. Më pas, kalohet në një pjatë të fortë, me pulë e thjerrëza, e shoqëruar edhe nga perime të ndryshme të pjekura. Për ta mbyllur, shërbehet një ëmbëlsirë, me bazë kosin e mbuluar me arra dhe karamele. Përveç kësaj, për të qetësuar urinimin në kohë pa kohë, sugjerohen, mes të tjerash, çokollata e ngrohtë, frutat e thara, frutat nga pylli por edhe dy litra ujë në ditë dhe çamçakëz pa sheqer.
Sipas kërkuesve, të cilët e kanë përgatitur menynë, çdo element ndodhet në listë për një motiv të caktuar, nga salmoni i pasur me Omega 3, për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, deri tek buka integrale që ndihmon trurin dhe gratë shtatzëna, si dhe tek proteinat e pulës për masën muskulore. Gjithashtu, nuk janë përjashtuar as vetitë e thjerrëzave që ndihmojnë në reduktimin e lodhjes dhe stresit.
 
 
Share