• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Posteri për 100 vjetorin e pavarësisë!
e Shtunë, 09 Qershor 2012 13:19

Tiranë, 09 qershor 2012
 - Dizejnatori nga Suhareka, Refki Gollopeni, u nderua me çmimin e parë për posterin promovues të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në konkursin e shpallur nga Galeria Kombëtare e arteve, në Tiranë, juria profesionale ka zgjedhur tre punimet më të mira dhe pastaj i janë propozuar komisionit për kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe Këshillit të ministrave, të cilët vendosën që të tre posterët të përdorën në raste të veçanta.posteri_pavarsia
Më 1 qershor, Gollopeni mori konfirmimin zyrtar nga juria dhe Galeria Kombëtare e arteve, në Tiranë, se posteri promovues, i dizajnuar nga ai, është vlerësuar me çmimin e parë. Posteri promovues për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, përmban në vete energjinë, qëndresën dhe dinamikën rinore të kombit, atmosferën festive, elementin etnografik, elementin e flakadanit të lirisë, në shenjë kujtimi për brezat që dhanë kontributin e tyre në kohë, elementin e optimizmit dhe ardhmërisë së ndritur të kombit shqiptar. Valvitjet e ngjyrës së kuqe krijojnë atmosferën festive, duke asocuar në valëvitjen e flamujve në qytet. Elementi i shqiponjës tregon karakterin e krenarisë kombëtare, njëherësh asocon në figurën e një të riu duke festuar dhe duke mbajtur mbi supe krahëhapur flamurin kombëtar. Sipërfaqja e bardhë asocon në flakadanin e lirisë dhe në tërësi pllakati ka një harmoni kompozicionale dhe harmoni të ngjyrave, të cilat janë artikuluar dhe familjarizuar shumë mirë me logon e kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë. Posteri është i thjeshtë dhe mban porosi të qartë për publikun, si dhe është shumë praktik për tu realizuar në shtyp, në dimensione të vogla dhe të mëdha.
Refki Gollopeni ka punuar ilustrime librash dhe përgatitje teknike të broshurave, revistave, Heraldikë, freska, mozaikë, piktura, skulptura, dizajnë reklamues etj. Ai ka realizuar edhe Projektin ideor, për përmendoren që u kushtohet viktimave të Luftës në Suharekë, ka dizajnuar Emblemën e Komunës së Suharekës, si dhe shumë logo të tjera. Gollopeni ka hapur dhjetëra ekspozita në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Francë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Slloveni dhe Kanada.
 
 
Share