• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tomoslav Nikoliq, president i Serbisë!
e Hënë, 21 Maj 2012 13:10

Beograd, 21 maj
– Tomislav Nikoliq është zgjedhur kryetar i ri i Serbisë. Rivali i tij, Boris Tadiq, e ka përgëzuar për këtë fitore me një dallim votash prej vetëm dy përqind. Sipas rezultateve preliminare, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, Nikoliq ka marrë 49,7% të votave ndërsa Tadiq 47%. Në votime kanë marrë pjesë 46 përqind e zgjedhësve.tomislav_nikolic
I sapozgjedhuri për kryetar të Serbisë, Nikoliq, ka falënderuar votuesit, ndërkohë që ka premtuar se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se do të përpiqet që ta mbrojë popullin serb në Kosovë. Nga ana tjetër, kryetari i gjertanishëm, Tadiq, tha se ka bërë mjaft për të fituar, por që ky ishte rezultati. Ai u tha zgjedhësve të vet se nuk do ta marrë postin e kryeministrit të vendit.
Partia Përparimtare e Serbisë e kishte shpallur fitoren, pak kohë pasi janë mbyllur kutitë e votimit, ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, e ka uruar presidentin e sapozgjedhur, Tomislav Nikoliq. "E uroj zotin Nikoliq për fitoren korrekte dhe të merituar dhe i uroj fat në detyrën e re", ka thënë Tadiq, në një konferencë për gazetarë, në selinë e partisë së tij.
 
Hyseni: Për Kosovën, njësoj!

Fitorja e Tomislav Nikoliqit, nga komentet e para në Prishtinë, vlerësohet se nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi, në raport me Kosovën. Nga qeveria e Kosovës nuk ka ende komente, por ish-ministri i jashtëm, Skender Hyseni, thotë se nuk duhet të jetë prioritet dhe as shqetësim i Kosovës, se kush është president i Serbisë. “Në raport me Kosovën, edhe presidenti i deritashëm, Boris Tadiq, ka udhëhequr politika të mentalitetit ballkanik, pavarësisht se në opinionin ndërkombëtar mendohej se ai po luante një politikë demokratike”, thotë Hyseni, duke shtuar se nuk e besoj që karshi Kosovës do të ketë ndonjë ndryshim substancial në qasje. “Bindja ime gjithherë ka qenë që presidenti Tadiq ka qenë evropian në Bruksel, por në Beograd dhe në Ballkan ka qenë shumë ballkanas. Sidomos karshi Kosovës ka qenë, po aq ballkanas sa edhe pararendësi i tij, me një dallim të vogël që ky nuk i ka përdorë armët, ndërkaq ai që ka shkuar i ka përdorur edhe armët kundër Kosovës. Unë nuk dua të paragjykoj që Kosova do ta ketë shumë më vështirë me këtë apo atë president sepse, se çfarë do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë, varët në rend të parë nga vet Kosova”, thotë Hyseni, duke vlerësuar se Kosova nuk po sillet si shtet dhe kjo e bën më të lehtë që të manipulohet nga politikat e Serbisë. “Ndonëse nuk mund të jetë indiferente, Kosova nuk duhet ta ketë prioritet udhëheqësinë në Beograd, ndërkohë që edhe në Evropë ka hezitime të shumta në lidhje me Nikoliqin. Ka një paragjykim të skajshëm në Evropë ndaj presidentit të sapozgjedhur, Nikolliq. Megjithatë, një mendje më thotë se, me këtë president, edhe Evropa edhe Ballkani do t’i kenë gjërat pak më të qarta. Do ta dinë pak më qartë se ku qëndrojnë”, vlerëson Hyseni.
 
Daçiq, i zhgënjyer!
 
Duke e komentuar fitoren e Nikoliqit, pasardhësi i Milosheviqit, lideri i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se, tash e tutje, gjërat do të jenë më të ndërlikuara. I pyetur, nëse marrëveshja e deritashme për koalicion me Partinë Demokratike të Boris Tadiqit vlen ende, Daçiq ka thënë se situate e re imponon një pozicion të ri në skenën politike. “Kjo do të thotë se mandatarin e përcakton presidenti dhe pyetja tani është se kujt do t’ia japë këtë mandat kryetari i ri. Gjithsesi, gjërat do të jenë më të ndërlikuara”, ka thënë Daçiq.
Pas zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale, më 6 maj, partia e Ivica Daçiqit ka arritur marrëveshje me atë të Tadiqit, për nisjen e bisedimeve për formimin e qeverisë së re, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Por, rezultati i djeshëm ka treguar se nuk do ta ketë më fjalën kryesore, as Tadiq e as Daçiq.
 
Komentimi i mediave botërore
 
Mediat botërore kanë shkruar për fitoren e Nikoliqit, duke thënë se ajo ishte e habitshme, ndërsa vetë Nikoliqin e kanë quajtur nacionalist. Ditorja britanike “Guardian” shkruan se si “ish-nacionalisti ekstrem, u bë president i Serbisë”, ndërkohë që cekë se dështimi i Tadiqit mund të shtyjë pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Analistët thonë se Serbia për një kohë mund të jetë “politikisht e paralizuar”, për shkak të “bashkëjetesës” së vështirë të presidentit djathtist dhe qeverisë së qendrës së majtë. "Në fillim të karrierës së tij, ai ishte i njohur si një varrmihës, për shkak të udhëheqjes së një organizate funeralesh në Serbinë qendrore. Presidenti 60 vjeçar ishte zëvendëspresident i Partisë Radikale të Serbisë, të cilën e ka themeluar Vojislav Sheshel, promotori i luftërave të viteve ’90, tani i akuzuar për krime lufte”, shkruan “Guardian”, për të shtuar se Nikoliq, gjatë luftës, ishte promotori i idesë së “Serbisë së Madhe”, përmes së cilës donte të bashkonte pjesë të mëdha të Bosnjës dhe Kroacisë. Por, theksohet në artikull, ai i ka zbutur qëndrimet. Formoi Partinë Përparimtare, ndërsa drejtohet në qendrën e djathtë, duke mbështetur anëtarësimin në BE. "Partia e tij dhe votuesit janë shumë kritikë ndaj BE-së dhe integrimeve perëndimore, ndërsa janë më të hapur ndaj ofertave të Moskës”, vlerëson kjo e përditshme.
Në artikullin për fitoren e Nikoliqit, BBC thekson se presidenti i ri, ka shërbyer si zëvendëskryeministër, në kohën e Slobodan Milosheviqit, i cili nga Tribunali i Hagës ishte i akuzuar për gjenocid. "Ai ishte në qeveri, atëherë kur NATO bombardoi Serbinë dhe një herë ka thënë se, më shumë do të preferonte të jetë aleati i Rusisë sesa t’i bashkohej BE-së”, shkruan BBC, duke theksuar se, më vonë, ai i ka “zbutur” qëndrimet.
Me “brandin” e ri, Nikoliq themelon “përparimtarët”, të cilët janë angazhuar që të investojnë në bujqësi dhe në industri, duke synuar taksa të larta për të pasurit, e për t’ua dhënë ato kontribute pensionistëve. BBC citon deklaratën e analistit serb, Slobodan Antoliq, i cili ka thënë se ky ishte një “tërmet zgjedhor dhe se rezultati është tërësisht i papritur". Ata rikujtojnë se Tadiqi, gjatë mandatit të tij, ka mbikëqyrur procesin e bisedimeve të Serbisë me BE-në, ndërsa përmendin se, gjatë këtij mandati, janë arrestuar Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq, të cilët tashmë ndodhen në Tribunalin e Hagës.
AFP, në tekstin në lidhje me zgjedhjet serbe, thotë se Nikolici ka fituar në valën e pakënaqësisë së serbëve me situatën e vështirë ekonomike, "në shtetin ku është një nga shkallët më të mëdha të papunësisë në Evropë, me 24 për qind”.
AFP, në tregun e Beogradit ka biseduar me Pavle Knezeviqin, i cili dy vjet më parë ka filluar të shes pemë e perime, pasi ka mbetur pa punë. "Ndoshta është më mirë për Serbinë që ka fituar udhëheqje të re", thotë 42 vjeçari, Knezheviq. Me shitësin nuk pajtohet 35-vjeçarja, Vlasta Mladenoviq, e cila blinte pemë nga ai. "Është vështirë tash, por do të jetë edhe më vështirë, pa mbështetjen dhe asistencën e BE-së, sepse Evropa nuk i beson Nikoliqit”, tha ajo.
AFP thekson se, Nikoliq, dikur ishte aleat i Slobodan Miloseviqit dhe se e ka akuzuar Tadiqin për vjedhje të votave, në raundin e parë. Thekson se organizata e pavarur për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Serbi, CeSID, ka raportuar se zgjedhjet kanë kaluar pa probleme dhe se OSBE nuk ka vërejtur parregullsi gjatë votimit në Kosovë.
 
 
Share