• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Leshtani, ende i bllokuar nga bora!

bora_fskDragash, 01 mars
- Banorët e fshatit Leshtan, në trevën e Gorës së Dragashit, ende po përballen me problemet që atyre po u shkakton trashësia e borës. Ata thonë se rruga, nga fshati Lybevisht e deri në këtë fshat, e gjatë rreth 4 kilometra, mund të kalohet vetëm në këmbë. Remzi Ramadani, njëri nga banorët e Leshtanit, i cili këtë rrugë e kalon për çdo ditë, ankohet se dimri i sivjetmë u ka shkaktuar mjaft telashe. Sipas tij, leshtanasit e kanë të pamundur  që të vetorganizohen më shpesh për ta pastruar borën, prandaj organet kompetente komunale do të duhej të ishin më të angazhuara. “Disa herë jemi vetorganizuar dhe kemi bërë pastrimin e rrugës, ngase borëpastruesit e Komunës, sivjet më rrallë e kanë vizituar këtë fshat. E kuptojmë se dimri i sivjetmë ka qenë më i ashpër, por kjo nuk mund të jetë arsye, sepse zakonisht këtu dimrat janë të këtillë, ndaj edhe përgatitjet duhet të jenë më serioze”, ka thënë Ramadani.
Zyrtarët lokalë të Dragashit, të cilët, siç thonë, ka disa ditë që janë vënë në gjendje gatishmërie, kanë pohuar të mërkurën se, edhe pse rrugët janë pastruar me një angazhim shtesë të makinerisë së disa kompanive të rajonit, bora e madhe që po e bartë era ende po iu paraqet probleme këtyre banorëve. Ndëkaq duke iu referuar rrugës së Leshtanit, zyrtarët premtojnë se pastrimi i saj do të bëhet mënjëherë. “Kemi pasur një defekt në borëpastruesin e Komunës, por gjatë ditës së sotme shpresojmë se do ta zhbllokojmë edhe këtë fshat”, ka premtuar Tafil Krasniqi, drejtor komunal i Emergjencës dhe Shpëtimit.
 
 
Share