• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
PDK-ja hapi zyrtarisht fushatën në Dragash
e Enjte, 22 Tetor 2009 19:07

Dragash - Me Salim Jenuzin, Dragashi do të bëhet edhe më i bukur. Kështu e ka nisur fjalimin e tij, Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, teksa promovonte kandidatin e PDK-së për kryetar të Dragashit. Ai premtoi se, të gjitha projektet që do t’i prezantojë Jenuzi, si kryetar i Dragashit, do të kenë mbështetje të fuqishme të kryeministrit Thaçi dhe Qeverisë së Kosovës. “Ju përshëndes, në emër të arkitektit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi. Koha në të cilën ne po jetojmë, është koha e ndryshimeve. Imagjinoni ku kemi qenë para dhjet vjetësh. Ajo kohë e errët duhet të na fuqizojë, që ardhmëria jonë të jetë shumë më e ndritur. Ku kemi qenë edhe para dy vitesh, kur PDK-ja nuk e ka qeverisur komunën tuaj, kur ju nuk keni pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës e as të asaj lokale”, ka thënë zyrtari i lartë i PDK-së, aktualisht ministër MASHT-it, Enver Hoxhaj.
I shoqëruar nga Idriz Vehapi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, dhe aktivistë të tjerë, të cilët morën pjesë në këtë tubim elektoral në Dragash, Hoxhaj ka theksuar se gjatë këtyre 18 muajve, ka ndryshuar shumë Kosova, kjo falë një lideri të fuqishëm, dhe se këto ndryshime e kanë përfshirë fuqishëm edhe këtë komunë, ngase gjatë kësaj kohe, kryetari i saj ka investuar në çdo fshat, duke e përmirësuar kështu  jetën e qytetarëve të kësaj ane. “Jemi sot në komunën më të bukur të vendit, e që në emër të kryeministrit t’i komunikoj tri lajme; Lajmi i parë... PDK-ja është partia më e madhe dhe më e fuqishme në Dragash... I dyti, kryetari i tashëm dhe i ardhshëm do të fitojë fuqishëm në këtë komunë dhe lajmi i tretë është se të gjitha projektet që do t’i prezantojë kryetari juaj, për vitet e ardhshme, e kanë mbështetjen e fuqishme të kryeministrit Thaçi dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Hoxhaj.Zyrtari tjetër i PDK-së, Idriz Vehapi, është zotuar se këto bukuri që, siç tha ai, ia ka falur Zoti Dragashit, do t’i  rrisë dhe do t’i bëjë edhe më të bukura. “Kjo, sepse në radhët tona kemi potencialin njerëzor dhe intelektual”, është shprehur Vehapi, duke kërkuar votën e secilit qytetarë për kandidatin e PDK-së, Salim Jenuzin. Sipas tij, kjo është në të mirën e qytetarëve të Komunës së Dragashit. Vehapi ka premtuar se ministria e Bujqësisë... do t’i mbështesë të gjitha projektet e propozuara nga Salim Jenuzi, si kryetar edhe në mandatin e dytë katërvjeçar.Protagonisti i këtij tubimi elektoral, kandidati për kryetar komune, Salim Jenuzi, tha se ai synon qëndrimin në postin e kreut të komunës, pasi, siç tha, e ka merituar gjatë mandatit të kaluar dyvjeçar. Ai përmendi asfaltimin e mbi 40 kilometrave rrugë, kubëzimin e rreth 38 mijë metrash katrorë të rrugëve të tjera, ujësjellësve, ambulancave e kanalizimeve... Ai premtoi se, po qe se i jepet besimi sërish, do të realizojë të gjitha objektivat e parapara për vitet e ardhshme, duke ia ndryshuar tërësisht pamjen kësaj komune. “Për këtë e kamë mbështetjen e plotë të kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë”, u zotua Jenuzi. Në përmbyllje të këtij tubimi paraelektoral, është bërë edhe prezantimi i 25 kandidatëve të këtij subjekti, të cilët do të garojnë për këshilltarë të Kuvendit Komuna të Dragashit.
Share