Filloi “Big Brother Albania” |
e Diel, 19 Shkurt 2012 02:41 |
Tiranë, 19 shkurt - Mbrëmë ka filluar edicioni i pestë i shfaqjes reale “Big Brother Albania”, me banorë të karaktereve, moshave dhe vendeve të ndryshme. Në një shtëpi madhështore, të ndërtuar enkas për këtë spektakël, edicioni i pestë i “Big Brother Albania”, edhe kësaj radhe do të drejtohet nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani.
Të shtunën mbrëma, në spektaklin e parë kanë hyrë në shtëpi 18 banorë, tre nga të cilët janë nga Kosova, bëhet fjalë për Elvisin, Metin dhe Albulenën, ndërsa dy banorë janë nga diaspora; Liami nga Gjermania dhe Gjoni nga Italia.
Karakteristikë e këtij edicioni është hyrja në shtëpi e konkurrentit në moshë, Edgarit, i cili njihet për paraqitjen e tij epike në emisionin “Kush do të bëhet Milioner”, si kandidati i vetëm që ka arritur shumë pranë çmimit kryesor, por që lojën e ka përfunduar, duke fituar 25 mijë euro. “Big Brother Albania”, si formati më i suksesshëm i kësaj shfaqjeje reale në botë, do të zgjasë rreth tre muaj, me konkurrentë të shumtë, të cilët do të hyjnë edhe në javët në vazhdim, e të cilët do të luftojnë për çmimin kryesor prej 100 mijë euro.
|