• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme - BLIC
e Mërkurë, 21 Tetor 2009 18:36

Dragash
- Me forca të përbashkëta, komuna e Dragashit mund të ngrejë krye dhe ta heqë epitetin e të qenit zorrë qorre, apo vend i egërsirava. Këtë bindje e ka shprehur sot, Burim Piraj, kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në shpalosjen e programit partiak, para banorëve të fshatit Kapre.
Ai u ka thënë të pranishmëve, se zhvillim nuk sjellin vetëm kubëzat dhe asfalti, por organizimi më i mirë i pushtetit, për hapjen e vendeve të reja të punës, duke i joshur investitorët e huaj dhe jo duke i penguar ata me infrastrukturë të komplikuar ligjore dhe pronësore. Piraj ka premtuar se për katër vjet, nëse AAK-ja i fiton zgjedhjet, komuna e Dragashit do të ndryshojë rrënjësisht, në çdo aspekt jetësor. (R.SH)
Dragash
- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Dragash, nesër e hap tubimin qendror zgjedhor, në të cilin pritet ta prezantojnë programin e tyre lokal, për mandatin katërvjeçar.
Në këtë tubim, sipas shtabit zgjedhor të kësaj partie, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të larta partiake nga qendra. Kryetari aktual i Komunës, i cili sërish garon për këtë post, Salim Jenuzi, ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, do të realizohen shumë projekte kapitale, ndërkohë që për qeverisjen e tij dyvjeçare, ai tha se ka realizuar një varg projektesh, me të cilat është prekur çdo lokalitet i Komunës. (R.SH)
Prizren
- Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të partisë së tij, ua uroi prizrenasve autostradën, Universitetin, perspektivën për liberalizimin e vizave, si dhe projektin për Hidrocentralin e Zhurit.
Kreu i PDK-së, premtoi gjithashtu se gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, qeveria, të cilën e udhëheq ai, do të përkrah të gjitha kërkesat e zyrtarëve prizrenas, duke investuar një fond prej rreth 170 milionë euro. Në Pallatin e sporteve në Prizren, sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zyrtarisht hapi fushatën parazgjedhore, duke e lavdëruar punën e bërë gjatë mandatit të kaluar dhe duke premtuar investime të tjera në të ardhmen. (KosovaLive)
Prishtinë
- Në javën e parë të fushatës parazgjedhore, koalicioni i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim”, ka evidentuar një varg shkeljesh të normave elektorale, që nga përdorimi i fëmijëve në aktivitetet zgjedhore, deri tek shfrytëzimi i veturave zyrtare në fushatë dhe përdorimi i gjuhës së ashpër gjatë fjalimeve politike.
Zyrtarët e OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, në një konferencë të rregullt për media në Prishtinë, thanë se këto vërejtje përfshijnë periudhën, prej 15, deri më 18 tetor.
Çështjet më brengosëse në javën e parë të fushatës, sipas “Demokracisë në Veprim”, kanë qenë rastet, kur zyrtarët komunalë, që nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, marrin pjesë në fushatë si kandidatë politikë.
(KosovaLive)

Prizren
- Sikurse në skena filmi, sot në mëngjesin e hershëm është plagosur një qytetar në Prizren, nga tre persona të panjohur, të cilët ia zënë priten veturës së tij, në mes të rrugës.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha, sot njoftoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Edit Durham”, kur një qytatar, derisa po lëvizte me veturën e tij, është ndaluar nga tre persona të panjohur dhe, pasi është nxjerrë nga vetura, është qëlluar me një plumb në këmbë. Berisha tha se sulmuesit mënjëherë kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal, në Prizren. (R.SH)

 


Gjilan
- Dymbëdhjetë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët u arrestuan të hënën, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Komunale në Gjilan, sot u ka caktuar masën e paraburgimit.
Gjyqtari, Rasim Rasimi, tha se 12 policëve të dyshuar, me kërkesë të Prokurorisë Publike Komunale, u është caktuar masa e paraburgimit, për çka edhe ekzistojnë parakushtet.
Ai shtoi se të dyshuar për veprën penale, marrje ryshfeti, janë shtatë policë, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa pesë policëve të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 15 ditësh, të dyshuar për kryerje të dy veprave penale, shpërdorim i pozitës zyrtare dhe moslajmërim të kryesve të veprës penale.
(KosovaLive)
Share