• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Komercializohen minaret e xhamive!
e Enjte, 15 Dhjetor 2011 13:36

minaret_antenaPrishtinë, 15 dhjetor 2011
 - Minaret e xhamive, në të cilat dikur hipnin myezinët për të thirrur ezanin, tani janë kthyer në objekte biznesi dhe po shërbejnë për përfitime materiale. Lartësia e tyre ideale mbi objektet përreth, ka bërë që ato të shfrytëzohen për përçuesit e valëve të telefonisë mobile, shkruan “Koha Ditore”. Sipas kësaj gazete, kompanitë e telefonive mobile që operojnë në Kosovë kanë vendosur antena për telefoninë celulare në minaret e disa xhamive, që është një veprim jo i rëndomtë afarist, i kontraktuar me përfaqësuesit e bashkësisë lokale islame. Ky veprim, për zyrtarë e Bashkësisë Islame, nuk është asgjë e pazakontë. Ahmet Sadriu, nga Bashkësia Islame e Kosovës, thotë se antenat e vendosura në minaret e xhamive janë në marrëveshje me këshillat lokalë të BIK-ut. “Antenat nuk pengojnë asgjë, nëse vendosen në minare“, thotë Sadriu. 
Për antenat e vendosura në minare, zyrtarët e operatorëve të telefonisë mobile, thonë se kanë leje adekuate. “Për antenën e vendosur në këtë lokacion, telefonia mobile IPKO posedon leje nga qendra e Bashkësisë Islame dhe, çdo instalim në këtë pikë, është bërë në pajtim me këtë institucion”, thotë Alban Kastrati nga kompania IPKO. Sipas trendëve të pagesës, për vendosjen e antenave, qiraja mujore sillet prej 300 deri në 500 euro. Banorët përreth xhamive , ndërkaq, janë shprehur të befasuar kur e kanë parë antenën në minaren e xhamisë, në lagjen “Dodona” të Prishtinës. “Nuk kemi parë diku tjetër të shfrytëzohen minaret për vendosjen e antenave apo gjërave të tjera, prej të cilave përfitohet”, thotë Arben Krasniqi. Xhamitë, përpos qirasë, do të kenë përfitime edhe nga shfrytëzimi i gjeneratorit të rrymës, i cili po ashtu është pjesë e infrastrukturës së siguruar nga operatori i telefonisë. Ndërkohë, qëllimi pse ndërtohen minaret, ka kohë që nuk realizohet, falë teknologjisë e cila e përçon zërin e myezinit deri tek altoparlantët. Shumë qytetarë pyesin, përse gjithë ai investim në ndërtimin e minareve, kur ato nuk shfrytëzohen! Disa të tjerë, madje, shprehen të revoltuar, pikërisht për shkak të zërit të lartë të altoparlantëve, sidomos në orët e hershme të mëngjesit.
 

Share