• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shqiptarët festuan Ditën e Flamurit!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 29 Nëntor 2011 08:04

flamuri_kombetar_radio_sharriK
udo që janë, shqiptarët dje festuan ditën kur flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Vlorë dhe u shpallë pavarësia e Shqipërisë. Kjo ditë ka domethënie të madhe, sepse shënon edhe ditën kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, ditën kur u lind komandanti legjendar, Adem Jashari, dhe ditën kur për herë të parë u shfaq në publik Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në Prishtinë, me rastin e festës së 28 Nëntorit, u organizua një program kulturo-artistik dhe shumë e shumë aktivitete të tjera. Shënimi i 28 Nëntorit filloi në orën 10:30, me vendosjen e luleve tek varri i presidentit, Ibrahim Rugova, pastaj tek varrezat e Dëshmorëve, shtatorja “Zahir Pajaziti” dhe tek monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. Më tej, në sallën e kuqe, në Pallatin e Rinisë, u shfaq program kulturor për fëmijë, ku morën pjesë grupe artistike të fëmijëve të Prishtinës. Në orën 19:30, në teatrin “Dodona” u dha shfaqja “Laokonti”, sipas vargjeve të Ismail Kadaresë e me regji të Sokol Plakollit. Në orën 20:00, filloi koncerti festiv, në sheshin “Nëna Terezë”. Ndryshe, jashtë agjendës së Komunës së Prishtinës, Rock grupi i njohur kosovar “Troja” mbajti një koncert të bujshëm. Koncerti ishte pjesë e serisë së performansave që ky bend realizon, nën moton “The Young Ghettopeans”, e që është një formë proteste ndaj izolimit të Kosovës - si shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave.
Aktivitete në Prishtinë u organizuan edhe nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe nga “Aleanca Kuq e Zi”. Epiqendra e aktiviteteve për 28 Nëntorin, në Shqipëri, ishte në Vlorë, por edhe Tirana u pushtua nga një varg aktivitetesh, ku sheshet kryesore u shndërruan në qendra argëtimi për të rritur e fëmijë, me panaire, këngë, animacione, shfaqje cirku, valle tradicionale dhe gjithçka tjetër që realisht solli atmosferë festive në kryeqendrën e Shqipërisë. Kryeministri, Sali Berisha, e nisi ditën e djeshme me vendosjen e kurorave në varrezat e dëshmorëve, në Memorialin “Nëna Shqipëri”. Së bashku me të ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në mbrëmje, rreth orës 19:00, politikanët shqiptarë u bashkuan në pritjen zyrtare që organizoi presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ky I fundit, paraprakisht qëndroi në Sheshin e Flamurit, në qytetin e Vlorës, pikërisht aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtarë, 99 vjet më parë. Nga ana tjetër, lideri i socialistëve, Edi Rama, festoi me shqiptarët e Kosovës në Prishtinë. Manifestimet, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, u organizuan edhe në në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ndërsa, në Luginën e Preshevës, në vend të festës, u zhvilluan protesta kundër diskriminimit të pushtetit serb, i cili nuk lejon përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Në Shkup, shënimi i Ditës së Flamurit u përmbyll me një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu”, nën organizimin e lëvizjes Zgjohu. Manifestime u shënuan edhe në shumë qytete të tjera, por edhe në diasporë, kudo që jeton mërgata shqiptare.
 
 
Share