• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përkujtohen martirët e “Livadhit të Kasës”
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 23 Nëntor 2011 23:52

masakra_opojeDragash, 23 nëntor 2011
- Përkujtimi i 99-vjetorit të masakrës ndaj civilëve, në vendin e quajtur “Livadhi i Kasës”, në fshatin Bresanë të Opojës,  ka tubuar të mërkurën shumë qytetarë dhe përfaqësues të strukturave komunale. Bejtullah Rakipi, në emër të Këshillit organizativ, tha se ngjarjet tragjike që ndodhën në trojet shqiptare, në kohën e luftërave ballkanike, nuk e kanë anashkaluar as trevën e Opojës. “Në këtë vend, 99 vjet më parë, janë vrarë e masakruar nga forcat serbe, brenda një nate, 13 burra të zgjedhur, të cilët më pas janë varrosur në një varr masiv. Me këtë akt barbar, Serbia ka dashur t’i bëjë me dije opojanët, se dëshiron t’i mbajë me çdo kusht të okupuara tokat shqiptare”, tha Rakipi, duke sqaruar se, të nesërmen, serbët i kishin vënë zjarrin fshatit Bresanë, duke e djegur pothuajse në tërësi. Ai përmendi edhe shifra detaje të viktimave që asokohe ishin kryer nga forcat serbe. “Janë kryer shumë vrasje në këtë trevë. Në fshatin Bresanë janë vrarë 55 banorë, në Plavë 13, Brrut 30, Bellobrad 13, Zgatar 6, Brezne 4 dhe në fshatin Zym 2 veta”, ka saktësuar Rakipi, duke bërë të ditur se këto shifra janë vetëm ato që kanë arritur të zbardhen nga historianët, por që dyshohet se numri i viktimave që ka shkaktuar ushtria serbe, gjatë vitit 1912, është shumëfish më i madhë.
Qasip Kushi, nënkryetar i Komunës së Dragashit, nga radhët e minoritetit nga Gora, tha se masakra të tilla Serbia ka kryer edhe në trevën e Gorës, me të vetmin qëllim që Kosova  të boshatiset nga popullata autoktone. “Por, ajo u mashtrua, sepse nuk ia doli këtyre synimeve. Ne sot jemi këtu, ndërsa ata nuk janë. Dhe, nuk do të jenë kurrë më”, ka thënë Kushi.



Share