• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme - BLIC
e Martë, 20 Tetor 2009 12:36

Dragash
- Drejtori i gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash, Fikri Misini, e ka kundërshtuar shpalljen e lirë të vendit të tij të punës, duke e konsideruar këtë si veprim me prapavijë politike.Misini, të cilit mandati në këtë post i skadon në fund të janarit të vitit të ardhshëm, tha se shpallja e konkursit në këtë kohë, është bërë për shkak se ai i takon një subjekti tjetër politik, ndërkaq qeveria lokale, e drejtuar nga PDK-ja, është ngutur që këtë ta bëj para zgjedhjeve të 15 nëntorit.Nga ana tjetër, Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit, ka thënë se konkursi është shpallur, në përputhje me urdhëresën Administrative të MASHT-it, në të cilën precizohet qartë se, së paku tre muaj para skadimit të mandatit, mund të shpallet konkurs për drejtorë shkollash dhe se ky konkurs nuk do të thotë se drejtorët aktual do të ndërrohen, para skadimit të kontratës që kanë ata me këtë institucion. (R.SH)

Dragash
- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Dragash, nisi fushatën parazgjedhore në fshatin Kuklibeg, ku premtoi projekte të reja, nëse do të fitoj sërish në zgjedhjet e 15 nëntorit.Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës, Salim Jenuzi, në nisje të fushatës, ka premtuar që në mandatin e ardhshëm të tij katërvjeçar, do të realizohen shumë projekte kapitale, si në komunë, ashtu edhe në këtë fshat.Banorëve të Kuklibegut, Jenuzi u ka thënë se gjatë mandatit dyvjeçar të qeverisjes së tij, ai ka realizuar një varg projektesh, me të cilat është prekur çdo lokalitet i Komunës së Dragashit. (R.SH)

Dragash
- Krerët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash, dje u takuan me banorët e fshatit Zaplluxhe, ku gjatë prezantimit të planit zhvillimor lokal, kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Burim Piraj, tha se treva e Dragashit është mjaftë joshëse për shumë afaristë të huaj, të cilët dëshirojnë të hapin reparte për prodhimin e artikujve ushqimorë ekologjik.Për ta arritur këtë, sipas tij, duhet një organizim më i mirë i strukturave komunale, të cilat do të dëshmonin se vërtetë janë të interesuara për joshjen e investitorëve.Piraj në këtë tubim konfirmoi se hapja qëndrore e fushatës parazgjedhore nga kjo parti, do të bëhet të premten, më 23 tetor, në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Dragash, ku do të marrin pjesë strukturat më të larta partiake nga qendra, biznesmenët më të suksesshëm nga vendi, si dhe këngëtarja, Zanfina Ismaili. (R.SH)

Dragash
- Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR), në Dragash, bëri të ditur se të premten do ta nisë zyrtarisht fushatën parazgjedhore për komunën e Dragashit.Në këtë tubim, i cili do të mbahet në sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Dragash, të pranishëm do të jenë kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Sipas shefit të Shtabit Zgjedhor nga kjo parti, Zaim Hajredini, në këtë tubim do të bëhet promovimi i kandidatit për kryetar komune, Fitim Tefikut, dhe kandidateve për delegatë në Kuvendin Komunal të Dragashit, nga AKR-ja dhe LDD-ja. Hajredini tha se për këtë qëllim, AKR-ja ka organizuar edhe transportin falas, nga fshati Zaplluxhe për në Dragash. (R.SH)

Dragash
- Me forca të përbashkëta, Lidhje Demokratike e Dardanisë (LDD) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), shpresojnë se do ta fitojnë postin e kryetarit të Dragashit. Sipas Qamil Kollonit, nënkryetar i degës së LDD-së, ky subjekt politik, në zgjedhjet e nëntorit do të garojë i vetë për delegatë të KK-së, ndërkaq për kryetar komune, do të hyjë së bashku me AKR-në. Që të dya këto parti, janë duke i bërë përgatitjet e fundit, në mënyrë që fushatën ta fillojnë sa më mbarë, pohuan krerët e tyre, në takimin që zhvilluan për këtë qëllim.Edhe në kryesinë e zgjeruar të AKR-së vërehet optimizëm i shtuar, ngase, siç tha bartësi i Listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, Mujdin Jusufi, AKR-ja, e udhëhequr nga një personalitet, siç është Pacolli, si dhe lista e kandidatëve serioz për këshilltarë të KK-së dhe kandidati për kryetar komune, i mbështetur edhe nga LDD-ja, janë shpresë e suksesit. (R.SH)

Prishtinë
- Policia ka arrestuar dje 12 pjesëtarë të saj, nga njësiti kufitar, në rajonin e Gjilanit. Policët e arrestuar dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Lajmin për arrestimin e tyre e ka bërë të ditur vetë drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ai tha se të arrestuarit janë me etni të ndryshme, por që kanë vepruar bashkërisht. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorit të qarkut të Gjilanit, ndërkaq hetimi ndaj tyre kishte filluar, para dy muajsh. (R.SH)

 

Share