• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prodhohet anija e parë në Pasha Liman!
e Mërkurë, 14 Shtator 2011 14:28

anija_shqiptareVlorë, 14 shtator 2011
- Në Bazën Detare të Pasha Limanit, me një ceremoni festive u lëshua në ujë anija me emrin "ORIKU", e cila është ndërtuar në Kantierin Detar të Vlorës, në kuadër të kontratës me një kompani holandeze. Me këtë rast, duke e cilësuar kantierin e Pasha Limanit si një ndër garnizonet më moderne të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ministri i mbrojtjes, Imami, foli për modernizimin e mëtejshëm të këtyre forcave, duke përmendur këtu edhe kontratën për blerjen e pesë helikopterëve, modernizimin e armatimit individual, si dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për kompletimin e Forcave të Armatosura me mjete luftarake dhe transporti të standardeve më të larta perëndimore.
Para se të lëshohej në det, anija u bekua nga zonja Teuta Mati, vajza e ish komandantit të parë të Forcave Detare, kundëradmiralit, Abdi Mati. Projekti i ndërtimit të Anijeve Bregdetare, që konsiston në pajisjen e Rojës Bregdetare me katër anije të projektit STAN PATROL 4207, është një ndër projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Këto anije, për të cilat parashikohet edhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse, do të mbështesin misionin e Rojes Bregdetare dhe të Operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit. I gjithë projekti, fryt i marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë holandeze "Damen Shipyards", me një vlerë, rreth 31 milion euro, është financuar në masën 35 % nga Programi ORET i Qeverisë së Holandës.
Anija e parë e Projektit STAN PATROL 4207, që mban emrin ILIRIA P – 132, u prodhua në Holandë dhe iu dorëzua Rojes Bregdetare Shqiptare, në Gusht të vitit 2008. Ndërkohë që prodhimi i anijes së dytë nga ky projekt, por që është e para e prodhuar në Kantierin e Pasha Limanit, ka nisur në Maj të vitit 2009. Anija që mban emrin ORIKU P – 133, do të komisionohet në fund të nëntorit 2011. Anija e tretë, Lisus P-133, do të jetë operacionale në vitin 2012 dhe, e katërta, Butrinti P-134 në vitin 2013, vit ky që shënon dhe përfundimin e këtij programi.
Projekti ka përfshirë dy faza, ku faza e dytë konsiston në ndërtimin e tre anijeve të të njëjtit tip në Pasha Liman. Në kantierin e ndërtimit, tashmë të pajisur me mjete moderne, punon një staf profesional dhe i kualifikuar e që, pas përfundimit të anijes së parë, është i pajisur edhe me përvojën e nevojshme. Një nga pikat kulmore të kësaj faze është ndërtimi i anijes "ORIKU", përfundimi i së cilës u përurua në këtë ceremoni.



Share