• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dy shtete tërheqin njohjet e Kosovës?
e Enjte, 08 Shtator 2011 00:06

oman_guinea_bisaoBeograd, 08 shtator 2011
 - Omani dhe Guineja-Bisau kanë tërhequr vendimet e tyre për njohjen e shtetësisë së Kosovës, raportuan mbrëmë vonë mediat serbe, të cilat thonë se ky informacion vjen nga burime zyrtare. “Ky informacion është vendim i këtyre shteteve që ua kanë kumtuar zyrtarëve serbë, në takimet dypalëshe, gjatë Samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve, i cili u mbajt këto ditë në Beograd”, pohojnë mediat serbe. S
iç ka raportuar gazeta "Blic", shefi i delegacionit të Omanit i ka informuar zyrtarët serbë se vendi i tij kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse është kremtuar në Prishtinë për njohje nga ky shtet. "Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, i kishte thënë shefit të delegacionit të Omanit, se ishte zhgënjyer nga vendimi i tyre për njohjen e Kosovës, me gjithë premtimin që kishte marrë më parë se nuk do të ndodhte kjo. Bashkëbiseduesi i tij ka mbetur i habitur, duke e siguruar ministrin serb se njohja e Kosovës nga shteti i tij nuk ka ndodhur kurrë. Gjithashtu, burimet e gazetës serbe “Blic” kanë thënë se Guinea-Bissau kishte hyrë në procesin e njohjes së Kosovës, por që deputetët e këtij vendi ishin rebeluar dhe procedura është pezulluar. “Bashkëbiseduesi ynë ka thënë se në të ardhmen do të ketë më shumë vendime për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, shkruan gazeta “Blic”, duke cituar bashkëbiseduesin e vet të ketë thënë se “janë edhe dy vende që do ta tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës, ndërkohë që në një shtet afrikan po zhvillohen hetime ndaj një zyrtari të lartë, i cili ka pranuar para të majme nga një biznesmen shqiptar, për ta shtyrë përpara çështjen e njohjes së Kosovës”.
Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Guinea-Bisau e ka njohur vendin tonë më 14 janar të këtij viti, ndërsa Omani më 4 shkurt. Në njoftimet e kësaj ministrie është thënë se “presidenti i Republikës së Guine-Bisaut, Malam Bacai paraqet komplimentet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe njofton se autoritetet e Republikës së Guine-Bisaut njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe shfaqin dëshirën që të vendosin marrëdhënie diplomatike, sa më parë që të jetë e mundshme”. Ndërkaq, në njoftimin për njohje nga Omani, kjo ministri pati njoftuar se në letrën që ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme thuhet: “U njohëm me vendimin e GJND-së, lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit do të mirëpresë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, në të cilat ajo dëshiron të anëtarësohet”. Pas kësaj letre, MPJ kishte marrë vendim që Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamitin, ta akreditojë si ambasador jo rezident në Oman.
Po që se informacionet që janë plasuar nga mediat serbe do të rezultojnë të sakta, tërheqjet e vendimeve për njohjen e Kosovës nga këto shtete, do të jenë raste të para, që kur është shpallur pavarësia e vendit tonë, e që deri më tani e kanë njohur 81 shtete.
 

Share