• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 16 Tetor 2009 15:10

Dragash - Sot është shpallur konkursi për drejtor të ri në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Mënjëherë pas kësaj, ka reaguar dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë se pushteti aktual, me këtë konkurs është nxituar, pasi që drejtori aktual i kësaj shkolle, ka mandat deri më 31 janar të vitit 2010 “Në bazë të kontratës së punës, me numër 200/02-1, të datës 01.02.2007, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe e nënshkruar nga Sekretari i Përhershëm i kësaj Ministrie, drejtorit të shkollës së mesme i skadon mandati në fund të janarit të vitit 20010”, ka thënë Xhemajl Iljazi, ish drejtor i Arsimit dhe Kulturës, tani shef i Shtabit zgjedhor të LDK-së në Dragash.Sipas tij, ky konkurs është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, numër 3/2009, të datës 09.02.2009 dhe Nenit 2, i cili përcakton kohën e shpalljes së konkursit për drejtorë të institucioneve edukativo-arsimore. (R.SH)

Dragash
- Të gjitha partitë politike që kanë shtrirje edhe në Komunën e Dragashit, kanë nisur lëvizjet e para, drejtë shpalosjes së programeve dhe vizioneve të tyre, me te cilat synojnë marrjen e pushtetin komunal për mandatin e ri katërvjeçarë. Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) hapi zyrtarisht fushatën parazgjedhore në Dragash, ku kandidati për kryetar të komunës nga kjo parti, Halim Shemsidini, shpalosi programin partiak që ka të bëj me Dragashin. Ai tha se këtë program LDK-ja e ka hartuar me kujdes, duke angazhuar rreth tij ekspertë nga të gjitha fushat jetësore.Shemsidini përmendi edhe disa projekte, të cilat, sipas tij, kanë mbetur pa u realizuar, që kur ai nuk arriti të rizgjidhej për kryetar, në zgjedhjet e kaluara. (R.SH)

Dragash
- Dje në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit, u takuan përfaqësuesit e UNDP-së, UN-HABITAT-it dhe zyrtarët komunalë, ku kanë arritur një marrëveshje për Planin Zhvillimor të Komunës së Dragashit. Qëllimi i takimit ishte zbatimi i një projekti që ka nisur UNDP-ja për hartimin e Planit Zhvillimor të komunës së Dragashit, të cilin do ta implementoj UN-HABITAT-i, pas një marrëveshje me UNDP-në, e cila do ta financoj këtë projekt.Kreu i Komunës, Salim Jenuzi, këtë hap e quajti si ringjallje të ekonomisë së Dragashit, pasi, sipas tij, pa një plan të qëndrueshëm, nuk mund të pritet zhvillim i qëndrueshëm. (R.SH)

Rahovec
- Një vjedhje e rëndë në Rahovec është raportuar sot nga Policia rajonale e Prizrenit, sipas të cilës, rreth orës 03:00 të mëngjesit, afër Stacionit të autobusëve, janë vërejtur lëvizje të dy persona të dyshuar, e cila i ka dhënë shkas policisë që menjëherë t’iu drejtohet.Me ta hetuar ndjekjen e policisë, hajdutët kanë lënë mallin të cilin e kishin vjedhur, në një market dhe kanë shfrytëzuar errësirën për tu fshehur. Patrulla ka gjetur 13 pako të cigareve të llojeve të ndryshme, sasi të konsiderueshme të materialit higjenik-sanitarë, tri shishe alkool dhe arkën e parave. Gjatë kontrollimit të terrenit, policia ka vërejtur një person, i cili dyshohet të jetë njëri nga hajdutët. Ai është shoqëruar për në stacionin e policisë për tu intervistuar. (R.SH)

Prishtinë - Anëtarët e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kundërshtuan dje mundësinë që t’i vazhdojnë Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kontratën e financimin nëpërmjet faturave të rrymës, ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se RTK-së duhet t’i ndahen mjete nga buxheti i Kosovës.
Këto vlerësime dolën pas një takimi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, zhvilloi me Bordin e KEK-ut, ku kërkoi që të gjenden alternativa të pranueshme për financimin e radiotelevizionit publik të Kosovës. Këta të fundit e kundërshtuan mundësinë e vazhdimit të kontratës së njëjtë.
(KosovaLive)
Share