• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Resul Jusufi, në mbrojtje të ambientit!
e Premte, 24 Qershor 2011 08:32

Dragash, 24 qershor 2011
 - Bërlloku i hedhur pa kontroll afër një kontejneri të përmbysur, si dhe mbeturina të tjera të ricikluara, me një mbishkrimin “Ku e ka vendin bërlloku”, janë pjesë e një performanse, të cilën aktori i njohur nga Opoja, Resul Jusufi, të enjten dhe të premten ua tërhoqi vëmendjen qytetarëve të Dragashit, të cilët morën porosi edukative, se bërlloku e ka vendin e vet dhe jo kudo në ambientin që na rrethon.berllogu
Autori i kësaj performanse, i mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Zvicrës (SDC), u sqaronte bashkëvendësve qëllimin e këtij projekti, i cili, sipas tij, mëton zgjimin e ndërgjegjes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit në këtë komunë, me veçori turistike. “Kjo performansë artistike ka karakter edukativ për ndërgjegjësimin e qytetarëve, në mbrojtjen e ambientit, duke ngritur nivelin e vetëdijesimit të qytetarëve në këtë drejtim. Arti nuk zgjidh probleme, por provokon ndërgjegjen e banorëve. Vetë fakti se kjo performansë ka zgjuar kureshtjen e kalimtarëve, dëshmon nevojën e tyre për vetëdijesim”, ka vlerësuar Jusufi, i cili vepron tashmë në Prishtinë. Sipas tij, ky projekt ka për qëllim edhe informimin e qytetarëve për riciklimin e bërllokut, nga i cili mund të ketë edhe përfitime materiale. Vizitorët e kësaj performanse thonë se kjo performansë vërtetë e ka provokuar ndërgjegjen e qytetarëve, sidomos të të rinjve, mbase, edhe të institucioneve lokale, si dhe të kompanisë për pastrimin e ambientit që të angazhohen më tepër në këtë drejtim, e jo të ngulfatet në bërllokun që e krijon vetë njeriu, sidomos në këtë rajon të pastër dhe të shëndoshë.
 
 
Share