• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosova aplikon viza për shtetet problematike?
e Mërkurë, 08 Qershor 2011 10:35

pasaporta_kosovarePrishtinë, 08 qershor 2011
- Autoritetet e Kosovës janë duke shqyrtuar efektet politike dhe ekonomike, për ta krijuar listën e shteteve, ndaj të cilave do të aplikohej regjimi i vizave. Kështu njoftuan përfaqësues të Qeverisë, ndërkaq analistët mendojnë se në këtë listë, duhet të figurojnë Rusia, Kina, Afganistani dhe Irani. Sipas tyre, regjimi i vizave nuk do të duhej të aplikohej ndaj pesë shtetet evropiane, të cilat ende nuk e kanë njohur vendin tonë.
Prishtina zyrtare thotë se një vendim i tillë nuk ka të bëjë domosdo me njohjen apo mosnjohjen e Kosovës nga shtetet e caktuara. Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme i thanë radios “Evropa e Lirë”, se do të shqyrtohen efektet politike dhe ekonomike që eventualisht mund të prodhojë vënia e regjimit të vizave ndaj disa shteteve. Njëri nga këshilltarët e shefit të diplomacisë kosovare, Artan Behrami, bëri të ditur se grupi punues, i cili po analizon çështjen e regjimit të vizave, është në fazën fillestare të analizës. Sipas tij, nuk mund të flitet ende për ndonjë afat kohor, lidhur me publikimin e listës së parë të shteteve, ndaj të cilave do të aplikohej regjimi i vizave. “Në këtë moment është e vështirë të caktohet ndonjë datë. Por, grupi është duke punuar intensivisht dhe ne besojmë se shumë shpejt do të kemi një qartësi rreth kësaj”, tha Behrami, për të shtuar se në grupin punues janë të përfshirë përfaqësues të Zyrës së kryeministrit, ata të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave. Kërkesa për trajtimin e kësaj çështjeje, thuhet se iu është bërë autoriteteve kosovare nga Komisioni Evropian - mekanizëmi i Bashkimit Evropian, i cili ende nuk ka hequr regjimin e vizave për qytetarët kosovarë. Profesori në Universitetin e Prishtinës, Avni Mazreku, thotë se, përkundër faktit që Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon, i përjashtuar nga liberalizimi i vizave me BE-në, për pesë vendet anëtare që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, Prishtina zyrtare nuk ka fuqi të marrë masa reciprociteti. “Veprimi unilateral i Kosovës, në rast të ballafaqimit të pesë shteteve, anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk mendoj se është politikë strategjike dhe efektive për interesat dhe perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian”, vlerëson Mazreku, sipas të cilit, regjimi i vizave do të duhej t’iu vihej atyre shteteve që e kërcënojnë stabilitetin në Kosovë dhe rajon, si dhe ato shtete të cilat e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit për kalimin e narkotikëve, apo prej nga vjen një numër i madh emigrantësh.
Mazreku sugjeroi që, në radhët e shteteve, ndaj të cilave do të duhej të aplikohej regjimi i vizave, të hyjnë Rusia, Kina, Irani, Afganistani dhe Pakistani. “Kjo do t’i ndihmonte përmirësimit të pozitës së Kosovës, përkatësisht shkallës së efikasitetit të qeverisë së vendit, për ta luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin ndërkombëtar. Duke e avancuar këtë pozicion të vetin, Kosova realisht avancon edhe imazhin, i cili do të kishte konsekuenca pozitive për të ardhmen evropiane të Kosovës”, thotë Mazreku. Ky vendimi, thuhet se është marrë në muajin shkurt të këtij viti, ndërsa vendimi për zbatimin e tij është bërë në fund të muajit mars nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.



Share