• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dy fytyrat e Prishtinës!
Nga: Boris VUKOVIQ   
e Premte, 13 Maj 2011 14:28

vetevendosjePrishtinë
- Gurë, gaz lotsjellës, automobila të dëmtuar, policë të plagosur. Nuk ka dilemë, për Ballkanin bëhet fjalë. Dje, kjo ishte Prishtina vetë.
Katër ditët e para të miat, të kaluara në Prishtinë, morën si era çdo paragjykim timin (por edhe mendimet e mia) të fituar në bazë të rrëfimeve dhe në bazë të pamjeve televizive për Kosovën.
Njerëz të këndshëm e të lirë, atmosferë e hareshme. Për befasinë time, të gjithë ishin miqësisht të disponuar ndaj meje dhe më dëshmuan se, vërtet Prishtina është qytet evropian dhe meriton të quhet metropol. Serbisht kam folur si në Beograd, ndërsa njerëzit që kam takuar kanë hequr dorë nga gjuha e tyre amtare për të komunikuar me mua. Respektin ndaj meje nuk e fshehu askush.
Ditën e pestë, vjen Borko Stefanoviq. Vizitë kjo, për të cilën u fol shumë, dhe vizitë të cilën të gjithë e komentuan në mënyrë dykuptimësie, ashtu siç i konvenonte secilit. Dukej se atmosfera ishte ngrohur politikisht, një ditë më parë. Për të rinjtë, kjo ishte “dritë e gjelbër” për të manifestuar pakënaqësinë.
Për një moment, e ndjeva veten si në Beograd, gjatë demonstratave. Djelmosha, nga 15 e deri në 20-vjeç, fanella mbi kokë, gurë në duar dhe brohoritja e zëshme e parullave. Protestë që u shkon përshtati shteteve ballkanike. Larushi fyerjesh të ngjyrosura ideologjikisht. A thua, a është e mundur që një vizitë e një zyrtari nga Serbia, të ketë grumbulluar aq pezëm në fytyrat e këtyre njerëzve të rinj, e pyeta veten në një moment.
Gurët fishkëllenin mbi veturat e parkuara para Ministrisë së Drejtësisë. Ngjyrë e kuqe derdhej nëpër asfalt, kur gjuhen shishe me ngjyrë. Policia, e paaftë, u përpoq ta qetësojë masën e tubuar, disa herë me radhë, por pa sukses. Më vonë, pasoi diçka që tashmë kam parë. Gaz lotsjellës, mburoja, shkopinj gome. Masa e tubuar filloi të ikë. Disa të rinj më militantë vazhduan sulmet. Nga trotuaret e rrugëve përreth, si dhe nga tarracat e afërme, shikonte populli i nemitur. A thua, vërtet, a e tregojnë kështu pakënaqësinë e tyre? A është kjo mënyra e vetme për të theksuar pakënaqësinë me disa vendime politike? Mendime të ndryshme më kalonin nëpër kokë, derisa kërceva nëpër rrethojën e oborrit të Ministrisë së Drejtësisë dhe u fsheha nga gurët që binin si shi. Por, në asnjë çast nuk ndjeva frikë. Në kokë kisha ende përshtypjen e fituar në fillim të vizitës, dhe e tërë kjo më ngjante në një ëndërr të keqe, e cila do të kalojë shumë shpejt. Policia reagoi më ashpër, masa u shpërnda. Çka mbeti pas kësaj? Një kokë e përgjakur e polices kosovare, më shkaktoi ngërçe në stomak. Copë qelqi të shisheve të thyera dhe gurë të shpërndarë mbuluan tërë oborrin e Ministrisë së Drejtësisë. Për disa minuta, gjithçka u bë sikur në ditën kur erdha në Prishtinë. Njerëz të buzëqeshur sërish ecnin rrugëve të Prishtinës, vajza të bukura dhe djelmosha të pashëm në lokalin afër oborrit të Ministrisë së Drejtësisë, pinin kafetë e tyre dhe kënaqeshin në diellin e ngrohtë të majit. Mendova se, megjithatë, ka shpresë për Ballkanin. Derisa të ekzistojnë ata që me buzëqeshjet e tyre dhe me sjelljet e kulturuara do të lënë në hije ata me fanella mbi kokë. Mirëpo, Prishtina duhet të gjejë mënyrë që t’ua heqë gurët nga duart nxënësve të shkollave të mesme, si mënyrë për zgjidhjen e problemeve. Kokat e përgjakura nuk janë lajm me të cilin Prishtina meriton të gjendet në mediat botërore. Njerëzit që jetojnë këtu meritojnë shumë më shumë...
 
(Autori është gazetar i të përditshmes beogradase “Blic”)
 
 
Share