• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia e Kosovës ia mësynë veriut!
e Martë, 10 Maj 2011 10:15

policiaPrishtinë, 10 maj 2011 - Policia e Kosovës pritet t’ia mësyjë veriut, në javën e tretë të muajit maj. Atje synohet të goditen rrjetet kriminale, në bazë të një plani operativ, ku do të vendosej rendi dhe ligji. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka thënë për gazetën “Express”, se pas të enjtes pritet “të ketë diçka” për fillimin e veprimeve konkrete në këtë pjesë të vendit.
Fillimit të operacioneve të goditjes së krimit atje, është duke i paraprirë një freskim i brendshëm i Policisë së Kosovës, e cila ka filluar me disa ndryshime në hierarkinë komanduese që kanë të bëjnë me këtë zonë problematike. Këto ndryshime pritet të përfundojnë brenda pak ditëve, para se atje të nisin aksionet për goditjen e disa pikave të krimit të organizuar. Burime të kësaj gazete thonë se këto aksione nuk është e mundur të jenë shumë spektakulare, por do të jenë mjaft praktike.
Më shumë se dy vjet pritje nga EULEX-i, veriu ende mbetet vrima e zezë e të këqijave në Kosovë. Për ndryshim të situatës atje, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme i kanë kërkuar EULEX-it një bashkëveprim në goditjen e disa pikave kyçe të krimit. “Aktualisht nuk ka asgjë të re që pritet të ndodhë për ndonjë aksione të përbashkët ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës apo plan veprimi për veriun”, ka thënë për Express, James Nickolls, zëdhënës i EULEX-it.



Share