• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Goranët kremtojnë ditën e tyre!
e Shtunë, 07 Maj 2011 23:01

shengjergjDragash, 07 maj 2011 - Goranët, kryesisht të rinj, janë tubuar të premten në vendin e quajtur “Vllashko”, afër fshatit Vraniç, në Gorë të Dragashit, për të shënuar 6 Majin, Ditën e tyre. Kjo festë e zyrtarizuar nga parlamenti i Kosovës, është zgjedhur nga udhëheqësit politik të kësaj treve, e cila përputhet edhe me ditën e Shëngjergjit, e që tradicionalisht kremtohet nga pjesëtarët e këtij komuniteti, por edhe nga shqiptarët e Opojës dhe më gjerë. Sipas asaj që thonë vetë goranët, kjo ditë ua përkujton të kaluarën, kur pikërisht në këtë vend tuboheshin goranët nga të gjitha anët, për t’i përcjellë në mënyrë të organizuar bijtë apo burrat e tyre në kurbet. Edhe sivjet, po në këtë vend, që nga orët e mëngjesit të së premtes, kanë filluar të tubohen shumë banorë të kësaj ane, madje edhe ata që jetojnë përkohësisht në qendrat e ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj. Siç pohojnë ata, kjo është ditë e argëtimit, takimeve, të cilat rezultojnë edhe me njohje të reja midis të rinjve, e që shumica prej tyre përfundojnë edhe me martesë. Viteve të fundit, kremtes që bëhet në Gorë i bashkohen edhe shumë banorë nga vendbanimet e ndryshme, të Shqipërisë.
Festa e Shën Gjergjit, apo "Gjurgjevdani", siç e quajnë goranët, e që me kushtetutën e Kosovës është zyrtarizuar si “Dita e goranëve”, i kthen në vendlindje, ndonëse për pak ditë, shumicën e banorëve të Gorës. Pasi mbarojnë ditët e kësaj feste, ata sërish kthehen atje ku punojnë dhe jetojnë aktualisht. "Nuk kam arsye të qëndroj më tepër këtu, më pret puna në Beograd", shprehet një i ri goran, për t'u larguar më pas me të dashurën e vet drejt turmës së njerëzve. Një tjetër banor i Gorës, mesoburrë, thotë se në këtë trevë nuk ka kushte për të qëndruar gjithmonë, sepse nuk ka punë. Ai hedh poshtë çdo pohim se largimi nga kjo trevë bëhet për arsye politike. "Nuk ka punë, nuk ka jetë... Assesi nuk qëndron ajo që thuhet se jemi larguar për shkaqe politike apo sigurie. Edhe shqiptarët e Opojës, gati nga secila shtëpi nga një e më shumë, gjenden në kurbet", thotë ai.
Të rinjtë këtë festë e shfrytëzojnë për shëtitje, njohje të reja dhe zbavitje, ndërkohë që edhe më të moshuarit dalin për piknik. Në ditën e parë të festës, të premten, mijëra njerëz u mblodhën në vendin e quajtur "Vllashko", afër fshatit Vraniç. Të shtunën, kremtimi vazhdoi në fshatin Rapçë, të dielën në fshatin Radeshë, pastaj në Brod dhe në Restelicë, ku edhe përfundon festa. Pas luftës, mediat serbe e përcjellin me "vëmendje" kremtimin e "Gjurgjevdanit" në Gorë. Storjet e tyre nga kjo ngjarje përmbajnë kryesisht politikë.



Share