• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aksidenti rezultoi me fatalitet!
e Shtunë, 02 Prill 2011 09:27

Duhël, 02 prill
- Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi të mërkurën, në rrugën Prizren - Prishtinë, pak kilometra nga “Qafa e Duhlës”, drejtuesi i automjetit, M. Martinaj (30), ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë.aksident_duhel Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke sqaruar se ky rast ka kaluar tek Prokurori Publik i Qarkut në Prizren, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.
Aksidenti ka ndodhur, kur drejtuesi lëvizte me automjetin e tij, me targa të qytetit të Kralevës (Serbi), në drejtim të Prishtinës dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe, e humb kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga për tu përplasur me kodrën, jashtë rrugës, e më pas automjeti rrokulliset disa herë në rrugë. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtaret e tij, S. Likaj (30) dhe A. Lutaj (19) kanë marrë lëndime më të lehta.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi është transferuar me automjetin e emergjencës së Suharekës në QKUK, ndërsa dy bashkudhëtarët e tij janë dërguar në spitalin Rajonal të Prizrenit, ku pas dhënies së ndihmës janë liruar për tretman shtëpiak.
Sipas hetuesve të këtij rasti, dyshohet se drejtuesi i automjetit, tashmë i ndjerë, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë. Hetuesit kanë kryer procedurat e duhura hetimore, nën mbikëqyrjen e prokurorit, i cili ishte në vendin e ngjarjes.
 
Share