• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aksidentohet fëmija, buzezasit reagojnë!
e Hënë, 24 Janar 2011 16:57

Buzez, 24 janar 2011
 - Aksidentimi në trafik i një 4-vjeçari, që ka ndodhur të mërkurën pasdite, në rrugën rajonale, në fshatin Buzez të Opojës, i ka indinjuar banorët e këtij fshati, të cilët, përmes një reagimi për media, kanë kërkuar edhe publikisht nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, që sa më parë të vihen pengesa në këtë pjesë të rrugës, në të cilën, vetëm gjatë dy muajve të fundit, kanë ndodhur 4 aksidente, ku kanë pësuar banorët e këtij fshati, si dhe bagëtia e tyre.rruga
Në këtë reagim, ata theksojnë se kanë kërkuar shumë herë ndihmën e institucioneve lokale, për zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur pengesa rrugore, por që ende nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim. Këshilltari në Kuvendin komunal të Dragashit nga ky fshat, Mujdin Jusufi, thotë se shpesh ka kërkuar nga pushtetarët, pothuajse në secilën mbledhje të KK-së, që të veprohet në këtë drejtim,para se të bëhet vonë. “Rasti i fundit, ku pëson një vogëlush, i cili aksidentohet rëndë dhe për pasojë është dërguar në QKUK në Prishtinë, është një alarm serioz për autoritetet lokale, për ta zgjidhur këtë problem”, thotë Jusufi, duke shtuar se ky rast i ka irrituar pa masë banorët e fshatit Buzez, për të cilët thotë se nuk mund ta kuptojnë neglizhencën e organeve kompetente. “Pos kërkesave të shpeshta të qytetarëve edhe në seancat e Asamblesë komunale, pushtetarët kanë qenë të informuar mirë për rrezikun permanent që u kanoset banorëve të këtij lokaliteti. Por, ata prapë se prapë nuk kanë ndërmarrë asgjë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, i cili në disa raste ka rezultuar edhe me pasoja fatale”, shprehet Jusufi, duke potencuar se, për më keq, nuk ka as shenja komunikacioni për kufizim shpejtësie në hyje - dalje të fshatit.
Inspektori komunal i trafikut, Refki Aliu, thotë se banorët nuk e adresojnë ku duhet këtë problem. Ai thotë se kompetente për këtë rrugë është Drejtoria rajonale e Rrugëve në Prizren dhe jo Komuna. “Është kjo rrugë rajonale, në të cilën komuna nuk mund të vendosë
pengesa, kudo dhe kurdo që kërkojnë qytetarët. Shenjat për kufizim shpejtësie kanë qenë të vendosura në hyrje-dalje të këtij fshati, por ato i ka hequr dikush. Megjithëse ato nuk respektohen, prandaj vozitësit e papërgjegjshëm shpesh edhe ndëshkohen”, thotë Aliu.
 
 
Share