• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Kuk të Opojës digjet pishnaja!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 19 Janar 2011 16:28

zjarriKuk, 19 janar 2011 - Në orët e pasdites, të martën në pyllin e fshatit Kuk të Opojës ka shpërthyer një zjarr, i cili e ka përfshirë edhe terrenin e mbjellë me pisha, pak vjet më parë. Për shuarjen e zjarrit janë organizuar vetë banorët e fshatit, ngase, siç pohojnë ata, edhe pse i kanë ftuar pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikësve në Dragash, ata nuk kanë arritur në vendngjarje.
Fahri Piraj, përgjegjës i këtij Shërbimi, ka bërë të ditur se ata nuk kanë mundur të shkojnë për ta shuar zjarrin, për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Ndërkaq, Flamur Sylejmani, zyrtar i lartë komunalë për Bujqësi, njëherësh banor i këtij fshati, ka theksuar se, pas tri-katër orë angazhimi, zjarrin e tërbuar e kanë shuar vetë banorët e fshatit Kuk. Sipas Sylejmanit, zjarri, megjithatë, i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme pyllit të këtij fshati. Tani për tani, sipas banorëve të këtij fshati, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por që dyshohet se këtë e kanë bërë persona të papërgjegjshëm. Këtë konstatim, ata e bazojnë në faktin se, edhe vitin e kaluar, kanë ndodhur dy raste të tilla në këto sipërfaqe të pyllëzuara.



Share