• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash, PDK mbetet e para!
e Hënë, 13 Dhjetor 2010 13:47
zgjedhjet_2010Dragash - Sipas të dhënave që ka siguruar Radio Sharri, në Dragash konfirmohet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mbetet edhe më tej si partia me e preferuar nga qytetarët e kësaj komune. Kjo u dëshmua nga votuesit e së dielës, të cilët, ndonëse me një diferencë të vogël, vazhdojnë t’i besojnë më shumë partisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi. Të dhënat e partive më të mëdha politike, të cilat janë siguruar nga radioja jonë, flasin për një diferencë prej, afërsisht 200 votave, midis dy partive më të mëdha në Dragash, PDK dhe LDK. Nga shtabi zgjedhor i kësaj të parës, mësohet se, nga numërimi i gjertanishëm i votave, PDK-ja ka fituar rreth 4 mijë vota, ndërsa LDK-ja ka rreth 200 vota më pakë. Gjithnjë sipas numërimit të gjertanishëm, edhe LDK-ja ka saktësuar se partia e parë në këtë komunë, ka rezultuar të jetë PDK-ja, me gjithsejtë 3884 vota, ndërsa LDK-ja ka grumbulluar 3690 vota.
Saktësuar me përqindje, të dhënat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bëjnë të ditur se PDK-ja ka arritur në 34.43%, e dyta radhitet LDK-ja me 33.04%, ndërsa AAK-ja ka grumbulluar 8.03% të votave. Për dallim nga disa komuna të tjera të vendit, në Dragash, dita e zgjedhjeve ka kaluar në atmosferë demokratike dhe se kjo komunë mbetet shembull inkurajues për zhvillimin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës. Kjo është theksuar nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, ku menjëherë, pasi kanë mbërritur raportet nga vendvotimet, përfaqësuesit e LDK-së i kanë uruar ata të PDK-së për rezultatin që ka arritur kjo e fundit.
Share